Rama: 1,7 miliardë euro për rritjen e pensioneve, bonusi nga fillimi i dhjetorit

Rama shpjegoi se rritja e pensioneve do të bëhet çdo 1 janar deri sa të shkojë në fund të 5 viteve 5-fishi i rritjes së janarit 2026.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga 1 janari i vitit që vjen pensionet do të rriten, ndërsa siguroi pensionistët se ata do të marrin edhe bonusin e fundvitit, duke hedhur poshtë zërat se bonusi u shpërnda përgjatë vitit.

Gjatë një takimi me banorë të njësisë bashkiake nr.2 në Tiranë, ku prezantoi objektivat e projektbuxhetit për vitin që vjen, Rama tha se fondi i parashikuar për rritjen e pensioneve në të gjithë vendin llogaritet 1,7 miliardë euro.

“Më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur kohë: rritjen e mbështetjes reale për pensionistët, që faktikisht do të zërë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1,7 miliardë euro, të cilat janë të ndara në 4 vite dhe janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm të qeverisë, që do të na mundësojë realizimin e objektivit të shpallur lidhur me atë ku duam t’i çojmë pensionet mesatare”, tha Rama.

Sipas tij, ky moment është një moment që e përmbush atë që ka qenë ambicia kryesore: që rritja e vazhdueshme ekonomike, e shprehur edhe nga FMN me nota pozitive për ekonominë dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare, të jetë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të përfitojnë të gjithë.

“Dhe fakti që të gjithë pensionistët përfitojnë në këtë ambicie dhe do të prekin këtë rritje ekonomike të vazhdueshme është një fakt që edhe mua më lehtëson, pasi shumë herë jam gjendur para detyrimit: po e kuptoj, por na duhet kohë. Tani realizojmë këtë objektiv duke nisur nga buxheti 2026”, deklaroi ai.

Ai shtoi gjithashtu se edhe këtë vit do të shpërndahet në muajin dhjetor bonusi i vitit të ri.

“Bonusi i fundvitit do të jepet ekzaktësisht siç është dhënë edhe vitin e shkuar, duke nisur nga fillimi i muajit dhjetor, sepse është një bonus që u shkon pensionistëve për festat”, deklaroi Rama.

Rama shpjegoi se rritja e pensioneve do të bëhet çdo 1 janar deri sa të shkojë në fund të 5 viteve 5-fishi i rritjes së janarit 2026.

Kryeministri Rama po ashtu theksoi se do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve dhe se fondi i llogaritur është afërsisht 50 milionë euro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari tryezë konsultimi me avokatë: Dialog teknik për Kodin e ri Penal

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim konsultimi për Kodin e ri Penal me avokatë nga i gjithë…

Global 360

Meloni: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky nuk është zgjerim, por ribashkim i Evropës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se “pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociatat për…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari tryezë konsultimi me avokatë: Dialog teknik për Kodin e ri Penal

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari zhvilloi sot një takim konsultimi për Kodin e ri Penal me avokatë nga i gjithë…