Balla: Korridori VIII, arritje e madhe strategjike për Shqipërinë dhe rajonin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, theksoi rëndësinë strategjike të projektit të Korridorit VIII, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të mëdha infrastrukturore dhe gjeopolitike të dekadave të fundit për Shqipërinë.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, theksoi rëndësinë strategjike të projektit të Korridorit VIII, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të mëdha infrastrukturore dhe gjeopolitike të dekadave të fundit për Shqipërinë.

Balla kujtoi se komisioni ka pasur një traditë të mirë bashkëpunimi për këtë projekt që nga vitet 2001–2005, kur deputetë nga qarqe të ndryshme të vendit mbështetën nismat për zhvillimin e këtij korridori, që lidh Porto Romanon me Varnën. Ai u shpreh se tashmë “jemi në fazën e konkretizimit të ëndrrës së shumë brezave, duke i dhënë jetë një korridori me rëndësi të madhe ekonomike, tregtare dhe ushtarake për vendin dhe rajonin”.

“Lidhja hekurudhore Porto Romano–Varna është një arritje e madhe strategjike, jo vetëm për transportin e mallrave, por edhe për mobilitetin e logjistikës ushtarake në kuadër të zhvillimeve të reja në Europë pas shkurtit të vitit 2022. Porti i Porto Romanos, në një pjesë të tij, do të shërbejë si port ushtarak i NATO-s, duke u lidhur drejtpërdrejt me portin e Varnës”, theksoi Balla.

Kryetari i grupit parlamentar shtoi se qeveria italiane, nën drejtimin e Kryeministres Giorgia Meloni dhe Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, është një prej mbështetëseve kryesore të konkretizimit të këtij korridori, duke nënvizuar se në javët në vijim pritet zhvillimi i takimit të katër ministrave të jashtëm – të Shqipërisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë – kushtuar Korridorit VIII.

Në këtë kuadër, Balla propozoi që Kuvendi i Shqipërisë dhe veçanërisht Komisioni për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme të organizojnë një takim në nivel parlamentar me homologët e katër vendeve, duke vazhduar traditën e bashkëpunimit ndërparlamentar për projektet strategjike rajonale.

“Është koha që Shqipëria të flasë me një zë për projektet strategjike kombëtare. Pavarësisht nëse je në pushtet apo opozitë, për çështje të tilla madhore duhet të ketë konsensus dhe vizion të përbashkët. Korridori VIII është simbol i këtij vizioni europian për integrim, siguri dhe zhvillim ekonomik”, deklaroi Balla.

Në përmbyllje, ai vlerësoi se Shqipëria tashmë ndodhet në një nivel të ri të transportit hekurudhor, me standarde të përputhshme me ato europiane, dhe se ky projekt do të forcojë ndjeshëm rolin e vendit në infrastrukturën paneuropiane të transportit dhe sigurisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…