Zgjerim i shërbimeve psiko-sociale në projektbuxhetin 2026, punësim i personave me ndihmë ekonomike

Projektbuxheti 2026 në fushën e mbrojtjes sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tri shtyllat kryesore të tij: Ndihma Ekonomike, Aftësia e Kufizuar dhe Shërbimet Sociale.


Projektbuxheti 2026 në fushën e mbrojtjes sociale synon zbatimin me sukses të reformës së programit të përkujdesit social në tri shtyllat kryesore të tij: Ndihma Ekonomike, Aftësia e Kufizuar dhe Shërbimet Sociale.

Me buxhetin 2026 synohet që numri i familjeve dhe individëve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike parashikohet të ulet në 59 000 përfitues në vitin 2028, ndërsa për vitet 2026–2027 parashikohet një ulje prej 1000 familjesh në vit. Synimi është punësimi i anëtarëve në moshë pune të familjeve përfituese.

Numri i përfituesve nga PAK dhe kujdestarëve të tyre pritet të arrijë në 98 mijë përfitues në vitin 2028, nga 94 mijë në vitin 2026. Në zbatim të skemës së re të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, sipas modelit bio-psiko-social dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetit, synohet krijimi i një sistemi shërbimesh integruese, që kombinon pagesat me shërbimet e përkujdesit social.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale synon mbështetjen e personave nga grupet e pafavorizuara përmes punësimit në ndërmarrje sociale. Synohet të punësohen mesatarisht 150 persona çdo vit, me një fond prej 80 milionë lekësh gjatë periudhës 2026–2028, për integrimin në tregun e punës të kategorive të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Po ashtu, synohet rritja e numrit të personave të punësuar në ndërmarrjet sociale në raport me anëtarët në moshë pune të skemës së ndihmës ekonomike, duke arritur në 5% në vitin 2028, si dhe rritja e numrit të personave përfitues nga shërbimet sociale të financuara nga fondi social, nga 11 000 në vitin 2025, në 15 000 në vitin 2028.

Projektbuxheti parashikon ofrimin e 95-115 shërbimeve në bashkitë e vendit, me një fond prej 400–450 milionë lekësh përgjatë periudhës 2026–2028. Përfitues parashikohen 61 njësi të vetëqeverisjes vendore në vitin 2028, nga 43 njësi në vitin 2025.

Projektbuxheti parashikon edhe financimin e politikës së mbrojtjes së veçantë nga shteti për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç, ku njëri prej tyre është nën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 000 lekë në muaj.

Periudha e kujdesit ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare nëkuadrohet si periudhë sigurimi për efekt përfitimi pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje. Synohet që të përfitojnë 8700 gra në vitin 2028, nga 8300 gra në vitin 2026, me një fond mesatar prej 870 milionë lekësh gjatë periudhës 2026–2028.

Synohet rritja e numrit të grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit social: 55 gra/vajza në vitin 2028, nga 47 në vitin 2025 si dhe rritja e numrit të familjeve rome dhe egjiptiane që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, nga 2400 familje në vitin 2025, në 2700 familje në vitin 2028.

Në fushën e Sigurimeve Shoqërore, për periudhën 2026-2028 synohet garantimi i mbulimit sa më të plotë të popullsisë me elementë të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të mbajtura në nivele të qëndrueshme.

Kjo do të arrihet nëpërmjet zbatimit të sistemit të reformuar të sigurimeve shoqërore, të përshtatur me zhvillimin ekonomik e social të vendit dhe thellimit të parimit kontributiv të sistemit.

Zhvillimi dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale të ISSH-së, dhe vazhdimi i implementimit gradual të projekteve për ngritjen e një sistemi kompleks dhe të automatizuar informacioni, për përmirësimin e funksioneve të sigurimeve shoqërore dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.

Mbështetje për shqiptarët që jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit, duke u dhënë prioritet vendeve me prezencë të lartë të komunitetit shqiptar.

Në zbatim të nenit 45 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, synohet koordinimi për zgjerimin e skemave të mbrojtjes sociale me vendet e BE-së dhe më tej.

Në projektbuxhetin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, thuhet se rezultatet e synuara për periudhën 2026–2028 janë rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve në përputhje me rritjen e indeksit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, sipas “shportës së pensionistit”.

Mbulimi i efekteve financiare të shtesës natyrale të numrit të përfituesve, e cila për vitin 2026 parashikohet të jetë rreth 26 mijë persona. Sistemi do të vazhdojë të mbështesë mesatarisht 780 mijë persona, që përfitojnë pensione publike, pensione suplementare dhe të ardhura të tjera të parashikuara me ligj ose vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë pune (kontribues/popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 52,2%. Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara do të arrijë të mbulojë rreth 82,9% të totalit.

Raporti kontribues/përfitues për pensionet e pleqërisë pritet të jetë 1.14 në vitin 2026.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Nisim indeksimin vjetor të pagave, rritje e re për administratën, mjekët, mësuesit dhe efektivët e policisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, projektbuxheti 2026 parashikon edhe rritje të…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Nisim indeksimin vjetor të pagave, rritje e re për administratën, mjekët, mësuesit dhe efektivët e policisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, projektbuxheti 2026 parashikon edhe rritje të…