Kos: Shqipëria përparim të paprecedentë drejt BE, i mundur mbyllja e kapitujve deri në 2027-ën

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kanë publikuar sot gjetjet kryesore të progresraportit të miratuar nga KE për vitin 2025 për vendet kandidate në BE.


Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kanë publikuar sot gjetjet kryesore të progresraportit të miratuar nga KE për vitin 2025 për vendet kandidate në BE.

Raportet për vendet kandidate ofrojnë një vlerësim të detajuar të gjendjes aktuale dhe progresit të bërë si dhe ofrojnë udhëzime mbi reformat kryesore që secili partner i zgjerimit duhet të përmbushë në rrugën drejt BE-së.

Komisionerja Kos deklaroi se “Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë që prej konferencës ndërqeveritare në tetor 2024. Ka hapur 5 nga 6 grup-kapituj, ndërsa i mbeturi mund të hapet këtë nëntor”.

“Ky rezultat i jashtëzakonshëm është një shenjë e qartë e angazhimit të fuqishëm politik të Shqipërisë dhe aspiratës europiane të shoqërisë së këtij vendi, ku 91% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE”, deklaroi Kos.

Komisionerja theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në reformat e kapitujve themelorë dhe se është i mundur mbyllja e të gjithë procesit në 2027.

“Një vend nuk duhet të ketë dy kategori. Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në vitin 2027 është i mundur. Por, sigurisht, mbetet ende shumë rrugë përpara”, shtoi ajo.

E pyetur nga gazetarët nëse mund të arrijë Shqipëria të mbyllë të gjithë grup-kapitujt pa arritur të zgjidhë çështjen e kufirit detar me Greqinë, Kos u përgjigj: “Ka grup-kapituj dhe çështje që kanë të bëjnë me procesin e zgjerimit që i përfshijnë çështjet dypalëshe. Deri tani Shqipëria ka qenë e aftë që të arrijë të zgjidhë të gjitha problemet dypalëshe. Kam optimizmin e duhur që Shqipëria do të arrijë ta zgjidhë edhe këtë çështje me Greqinë në të ardhmen e afërt”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…