FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re futbolli në Luginën e Preshevës

Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të sigurt, edukative dhe nxitëse për zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të asaj treve


Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi mbledhjen e radhës këtë të premte në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndër vendimet më të rëndësishme të marra gjatë kësaj mbledhjeje ishte ndërtimi i një fushe futbolli në Luginën e Preshevës, një investim historik nga Federata e Futbollit, pasi përfaqëson investimin e parë të këtij lloji në këtë trevë me popullsi shqiptare.

Ky projekt synon të krijojë një hapësirë të sigurt, edukative dhe nxitëse për zhvillimin fizik, emocional dhe shoqëror të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të asaj treve.

Përveç kësaj, fusha do të shërbejë si një qendër komunitare sportive, ku do të mund të organizohen ndeshje, turne dhe aktivitete ndërkufitare.

Në korrik te këtij viti, FSHF financoi dhe mbështeti organizimin e turneut të futbollit në Luginën e Preshevës, në të cilin morën pjesë rreth 350 fëmijë shqiptarë nga Lugina dhe diaspora, të moshave 7-13 vjeç.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.

Global 360

Osmani nga Brukseli: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama ndan foton familjare me udhëheqësit e vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Samitin BE- Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel.