Indeksi Global i Inovacionit, Shqipëria ngjit 16 vende në renditjen globale

Indeksi Global i Inovacionit 2025, tashmë në edicionin e tij të 18-të, mat performancën e inovacionit në rreth 140 ekonomi dhe zbulon 100 grupimet kryesore të inovacionit në botë.


Indeksi Global i Inovacionit 2025, tashmë në edicionin e tij të 18-të, mat performancën e inovacionit në rreth 140 ekonomi dhe zbulon 100 grupimet kryesore të inovacionit në botë. Ai ndjek tendencat globale të inovacionit përmes modeleve të investimeve, përparimit teknologjik, normave të adoptimit dhe ndikimeve socioekonomike.

Ky indeks i publikuar nga “Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale” e pozicionon Shqipërinë në vend të 67 mes 140 vendeve në total duke grumbulluar kështu 29,6 pikë. Krahasuar me edicionin e vitit 2024 vendi ynë duket se është përmirësuar ndjeshëm, duke u përmirësuar me 16 pozicione.

Sipas raportit, Shqipëria përmendet krahas ekonomive si Maroku, Vietnami dhe Turqia, që kanë demonstruar progres të ndjeshëm në fushën e inovacionit, veçanërisht në zhvillimin digjital dhe modernizimin ekonomik. Gjithashtu, përfshirja e saj ndër ekonomitë europiane që kanë fituar terren në renditje thekson se vendi po konsolidon pozitën e vet si një ekonomi në rritje me potencial inovativ në rajon.

I parashikuar për të patur një pamje sa më të plotë të inovacionit, Indeksi përfshin shumë tregues, ku mes tyre masat për mjedisin politik, arsimin, infrastrukturën dhe krijimin e njohurive të reja. Shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet ky indeks janë: Institucionet, Kapitalet njerëzore dhe kërkimore, Infrastruktura, Sofistikimet e tregut dhe biznesit si dhe Njohuritë e teknologjisë dhe kreativiteti.

Në Indeksin Global të Inovacionit 2025, Shqipëria paraqet një profil të përzier. Vendi ynë qëndron mirë në institucione dhe infrastrukturë, veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe shërbimet digjitale, çka tregon një bazë të qëndrueshme për zhvillim. Megjithatë, dobësitë e mëdha në kapitalin njerëzor dhe kërkimin shkencor mbeten pengesa kryesore, me investime minimale në arsim dhe mungesë të theksuar të kërkuesve shkencorë. Po ashtu, bizneset shqiptare tregojnë pak lidhje me universitetet dhe kontribuojnë shumë pak në inovacionin teknologjik. Në treg ka potencial, por mungon kapitali dhe mbështetja për startup-e. Shqipëria shfaq shenja pozitive në fushën krijuese dhe asetet jomateriale, por ende nuk ka arritur t’i shndërrojë ato në avantazh ekonomik të qëndrueshëm. Sipas raportit, vendi ka strukturën institucionale për inovacion, por i mungon motori, dija, kërkimi dhe lidhja efektive mes arsimit, biznesit dhe teknologjisë.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet e parafundit. Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale në Indeksin Global të Inovacionit 2025 rendit Serbinë në vend të parë në rajon si ekonomia më inovative duke e pozicionuar në vend të 54-t, ndërsa e fundit në rajon renditet Bosnjë-Hercegovina në vend të 92-të. Nëse do të flisnim në rang botëror renditjen e kryeson Zvicra, e ndjekur nga Suedia dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të tretë. /Scantv/

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…