Peleshi: Këshilli i Europës, pikë referimi për standardet e ndërtimit të institucioneve demokratike

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, deklaroi sot se Shqipëria ka pasur në këto tri dekada një bashkëpunim të frytshëm dhe të pazëvendësueshëm me Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias


Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, deklaroi sot se Shqipëria ka pasur në këto tri dekada një bashkëpunim të frytshëm dhe të pazëvendësueshëm me Këshillin e Europës dhe Komisionin e Venecias, të cilët i cilësoi si partnerë kyç në rrugëtimin drejt ndërtimit të një shteti më demokratik, më të drejtë dhe më europian.

Në fjalën e tij, gjatë konferencës dyditore që nisi sot, e cila shënon 30-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe 35 -vjetorin e krijimit të Komisionit të Venecias, Peleshi theksoi rëndësinë e veçantë që ka pasur kjo marrëdhënie në historinë institucionale dhe politike të vendit.

Sipas tij, në këto vite të transformimeve të mëdha, Këshilli i Europës ka qenë një pikë e palëkundur referimi për standardet e ndërtimit të institucioneve demokratike, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për forcimin e shtetit të së drejtës.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi gjithashtu se Komisioni i Venecias ka shërbyer si një autoritet i besueshëm dhe i paanshëm në dhënien e ekspertizës juridike, veçanërisht në momente të rëndësishme për jetën politike dhe kushtetuese të vendit.

Ai theksoi se opinioni i këtij komisioni ka qenë zëri i arsyes, profesionalizmit dhe pavarësisë, duke ndihmuar në drejtim të vendimmarrjeve institucionale drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe në përputhje me parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Në këtë kuadër, Peleshi u ndal veçanërisht te kontributi i Komisionit të Venecias në procesin e Reformës në Drejtësi, që solli një transformim rrënjësor dhe riktheu besimin e qytetarëve tek drejtësia, si dhe në procesin e Reformës Zgjedhore, ku mendimet e komisionit siç u shpreh Peleshi, kanë ndihmuar në përafrimin me standardet europiane dhe në zgjidhjen e çështjeve të debatueshme.

Peleshi u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar ndër vite një bashkëpunim të frytshëm dhe konstruktiv me Komisionin e Venecias, që ka ndihmuar në hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit kushtetues dhe më gjerë, forcimin e kontrollit demokratik, balancave të pushteteve dhe zgjidhjen e tensioneve institucionale në momente të ndërlikuara politike.

Peleshi informoi se Kuvendi ka ngritur një Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe se në vijim të bashkëpunimit do të kërkojë opinionin e Komisionit të Venecias për propozimet që do të dalin nga ky proces.

Peleshi shprehu gjithashtu mirënjohjen për zyrën e Këshillit të Europës në Tiranë për mbështetjen në punën e Kuvendit dhe theksoi se një nga arritjet më të rëndësishme është fakti që Shqipëria ndodhet tashmë në fazën e post-monitorimit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, një vendim i marrë në vitin 2024 pas më shumë se 20 vitesh anëtarësim.

Sipas tij, ky status përbën një njohje konkrete dhe të drejtpërdrejtë të progresit të arritur dhe ndihmon vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ku sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave janë kërkesa themelore.

“Kuvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar për të ndjekur me seriozitet rekomandimet e Komisionit të Venecias, duke e konsideruar atë si një ndihmesë të paçmuar për forcimin e standardeve të sundimit të ligjit dhe demokracisë”, deklaroi Peleshi.

Shqipëria, tha ai, ka vetëm një rrugë: ti përkasë përgjithmonë botës së lirë dhe demokratike, aty ku respektohen të drejtat e njeriut dhe sundon ligji.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Protesta pro UÇK-së, Spiropali: Tirana, kryeqendra e shqiptarisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot se, protesta mbarëkombëtare e mbajtur në Tiranë në mbështetje…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Protesta pro UÇK-së, Spiropali: Tirana, kryeqendra e shqiptarisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali deklaroi sot se, protesta mbarëkombëtare e mbajtur në Tiranë në mbështetje…