Malaj, takime në SHBA: Ekonomia shqiptare, destinacion i investimeve të sigurta

Në kuadër të takimeve të Vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, ministri i Financave Petrit Malaj zhvilloi në Uashington DC, SHBA, një takim me CEO-n e Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan Almarshad.


Në kuadër të takimeve të Vjeshtës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, ministri i Financave Petrit Malaj zhvilloi në Uashington DC, SHBA, një takim me CEO-n e Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan Almarshad.
Në një postim në rrjetet sociale, Malaj tha se në takim u diskutua për projektet e rëndësishme infrastrukturore që Shqipëria ka përfunduar, por edhe ato të reja që do të mund të zbatohen.

Nga e tij, Almarshad shprehu gatishmërinë e Fondit për të investuar më tej në sektorët strategjikë, si turizmi, energjia dhe teknologjia.

“Ekonomia shqiptare po shihet gjithnjë e më shumë si një destinacion për investime të sigurta dhe të qëndrueshme nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Malaj.

Në datat 16 -18 tetor 2025 në Uashington DC, SHBA, zhvillohen Mbledhjet Vjetore të FMN dhe Bankës Botërore. Këto mbledhje përfaqësojnë një forum të nivelit të lartë, ku vendimmarrësit më të lartë të FMN-së dhe BB-së, së bashku me guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare në këto institucione ndërkombëtare financiare, mblidhen së bashku për të diskutuar zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore.

Lexo më shumë nga

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner u takua me Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner u takua me Erida Skendaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, si…