PD kërkon shkarkimin e Begajt, Presidenca: Pretendime të pavërteta, Kuvendi t’i hetojë

Presidenca reagoi sot ndaj kërkesës së Partisë Demokratike në Kuvend për fillimin e procedurave parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.


Presidenca reagoi sot ndaj kërkesës së Partisë Demokratike në Kuvend për fillimin e procedurave parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Sipas PD-së, Begaj ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda. Presidenca u shpreh se pretendimet rreth fakteve të publikuara nga PD nuk janë të vërteta”.

Përmes një deklarate për mediet, Presidenca njofton se “Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjërës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pandikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik”.

“Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese”, theksohet në njoftimin e Presidencës.

Sipas Presidencës, “procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur”.

“Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë”, nënvizon Presidenca.

Gjithashtu Presidenca thekson se “grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta”.

“Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut”, nënvizohet në njoftimin e ndarë për mediet.

Paraditen e sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se ka kërkuar nga Kuvendi fillimin e procedurave parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Sipas tij, kërkesa është e argumentuar gjerësisht në një material prej 80 faqesh ku provohet se Begaj ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda mes të cilave edhe dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.