Komisioni i Ligjeve shpall sërish vakancën për Avokatin e Popullit

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shpalli në mbledhjen e sotme vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit


Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shpalli në mbledhjen e sotme vakancën për pozicionin e Avokatit të Popullit, duke i dhënë mundësinë të interesuarve të depozitojnë dokumentacionin e nevojshëm për t’u kualifikuar si kandidatë, 20 ditë nga vendimi.

Opozita nuk ishte dakord me procedurën, pasi sipas saj, vakanca është shpallur një herë, gjatë legjislaturës së kaluar dhe nuk është më e nevojshme.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se ky argument i opozitës nuk qëndron pasi një pjesë e deputetëve të legjislaturës së kaluar, që kanë firmosur në mbështetje të kandidaturave, sot nuk janë më pjesë e Kuvendit, dhe si rrjedhojë procedura e mëparshme e shpalljes së vakancës nuk është më e vlefshme.

Vakanca për detyrën e Avokatit të Popullit u shpall për së dyti vetëm me 8 votat e deputetëve socialistë në Komision, ndërsa 5 deputetët e opozitës bojkotuan votimin.

Gjithashtu, me 13 vota u shpall vakanca edhe për detyrën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Avokates së Popullit, Erinda Balanca i ka mbaruar mandati në maj 2022, por ajo vazhdoi punën duke pritur pasardhësin më shumë se tre vite.

Në seancën e parafundit të legjislaturës që lamë pas, Partia Demokratike kërkoi që në rend të ditës të futej urgjent votimi i Avokatit të ri të Popullit duke kërkuar që të votohej emri i propozuar nga PD, Besim Ndregjoni.

Burimi ATSH

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…