Gazheli: Bashkëpunimi ndërkombëtar, thelbësor për një administratë doganore moderne dhe efikase

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, mori pjesë në takimin shumëpalësh të doganave të mbajtur në Hagë.


Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, mori pjesë në takimin shumëpalësh të doganave të mbajtur në Hagë, me temën: “Transformimi i sistemeve të informacionit në motorë të inteligjencës për administratat doganore”.

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit, Gazheli ndau përvojën e reformave që po zbatohen në Doganën Shqiptare, me fokus në modernizimin e sistemeve dhe lehtësimin e procedurave tregtare.

Gjatë vizitës, ai zhvilloi një bisedë të frytshme me drejtorin e përgjithshëm të Doganave Daneze, Christian Lützen, si dhe shkëmbeu eksperienca me përfaqësues të administratave doganore të vendeve si Gjermania, Norvegjia, Hungaria dhe Holanda, mbi sfidat dhe mundësitë që sjell digjitalizimi në fushën e doganave.

Gazheli theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe shkëmbimi i ideve mbeten thelbësore për ndërtimin e një administrate doganore moderne, efikase dhe transparente.

Lexo më shumë nga

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: KE rekomandoi përgatitjet për hartimin e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar I Partisë Socialiste, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama solli në vëmendje momentin…