Opozita kërkon të përshëndetet plani i paqes në Lindjen e Mesme, Balla: Na i kurseni shfaqjet butaforike

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj kërkesave të deputetëve të opozitës në Kuvend, që të përshëndetet nga Parlamenti shqiptar arritja e marrëveshjes së paqes mes Hamasit dhe Izraelit.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj kërkesave të deputetëve të opozitës në Kuvend, që të përshëndetet nga Parlamenti shqiptar arritja e marrëveshjes së paqes mes Hamasit dhe Izraelit.

Gjatë seancës plenare në Kuvend, Balla i konsideroi kërkesat e opozitës për të përshëndetur planin e paqes në Lindjen e Mesme, që ende nuk është firmosur, si një “shfaqje butaforike” e PD-së për të treguar se kush është më proamerikan.

Balla theksoi se edhe vetë Presidenti Trump nuk ka udhëtuar ende në Lindjen e Mesme dhe se faza e parë e marrëveshjes së paqes për Gazën nuk është ratifikuar ende as nga qeveria izraelite.

“Kursejani vetes këto gafa diplomatike. Se siç thatë ju, ne duhet të jemi parlamenti i parë në botë që të përshëndesim një marrëveshje paqeje që pritet ta firmosë Trump javën e ardhshme,” u shpreh Balla.

Ai iu drejtua opozitës që të përmbajnë Tritan Shehun, i cili doli me propozimin për të përshëndetur planin e paqes, pasi siç tha Balla, “ ndonjë ditë do na shpallë luftë me Marsin.”

“Shqipëria është anëtare e NATO-s, kemi marrëdhënie strategjike me SHBA. T’ia kursejmë vetes këto, se dukemi qesharakë. Në emër të grupit parlamentar socialist i përshëndesim të gjitha përpjekjet maksimale të Trump, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por kudo në botë,” tha Balla.

Gjatë seancës plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria duhet të përshëndesë hapin e parë drejt marrëveshjes së paqes mes Gazës dhe Izraelit, me nismën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Duhet të përshëndesim hapin e parë të marrëveshjes prej 21 pikash të planit të paqes të presidentit Trump, dhe e kanë përshëndetur, sa për dijeni, edhe personalitete botërore. Është hapi i parë dhe meriton përshëndetjen më të plotë. Izraeli tërhiqet në një linjë të caktuar, lirohen 20 pengjet e gjalla nga Hamasi. Kush e pengoi kryetarin e parlamentit të hapë parlamentin me një përshëndetje të tillë? Kjo është për t’u përshëndetur. Po e përshëndesin të tjerët, kurse ne i bëjmë gjyqin atij që propozoi”, u shpreh Berisha.

Nga ana e tij, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, tha se “qeveria shqiptare është ndër të vetmet në vendet demokratike që nuk mbështetën planin e Trump për paqen në Gaza”.

Shehu theksoi se opozita e përshëndet planin e presidentit amerikan dhe paqen në Gaza.
“Sot u nënshkrua marrëveshja e paqes për Gazën dhe kjo nuk duhet të kalojë në heshtje në parlamentin shqiptar. Sot është dita që duhet të shkundë këtë parlament. Ndoshta jemi vendi i vetëm demokratik, i cili nuk mbajti mbështetje për këtë plan paqedashëse, për ju jo për ne si opozitë. Ne kemi qenë në parlament të parët që mbajtëm heshtje për viktimat e 7 tetorit. Ndaj të përshëndesim këtë realizim kaq të madh paqebërës, i cili parashikon të lirohen pengjet. Nëse qeveria nuk ka guximin të shprehet, na takon ne si opozitë të bëjmë thirrje që ne të rreshtohej dhe ta përshëndesim atë plan”, u shpreh Shehu në Kuvend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 65 efektivë të FA të angazhuar në Lurë, zjarri nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në Lurë janë angazhuar 65 efektivë të Forcave të Armatosura dhe…