Diplomimi i studentëve të Mjekësisë, Begaj: Zgjidhni Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë Tiranë.

Kreu i Shtetit i përgëzoi studentët për misionin fisnik që kanë zgjedhur, atë të shpëtimit të jetëve, duke i ftuar të qëndrojnë në Shqipëri për shkak të nevojës që vendi ynë ka për ta.

“Sot keni përpara një horizont të gjerë mundësish, me shtigje të hapura si brenda vendit, edhe jashtë tij. Por unë ju ftoj me gjithë zemër: zgjidhni Shqipërinë. Vendi ynë ka nevojë për ju. Pranojeni këtë si mision dhe sfidë, si dhe ndërtoni këtu jetën tuaj profesionale, pranë njerëzve tuaj. Ndihmoni të forcojmë së bashku një sistem shëndetësor edhe më të mirë, edhe më modern, duke garantuar një të ardhme më të shëndetshme për qytetarët tanë”, deklaroi Presidenti i Republikës, duke iu drejtuar të sapodiplomuarve në mjekësi, të cilët i vlerësoi si e ardhmja e kujdesit shëndetësor në vend.

Të njëjtën thirrje Presidenti Begaj drejtoi edhe ndaj mjekëve profesionistë, të cilëve u shprehu falënderim të veçantë që e kryejnë misionin e tyre me pasion e përkushtim, ndërsa përballen me sfidën e ripërtëritjes së një stafi cilësor mjekësor.

“Të gjithë profesionistëve të mjekësisë dua t’ju them se ju jeni shtylla kryesore e sistemit shëndetësor, që me përkushtim dhe sakrifica mbani gjallë besimin e qytetarëve te mjekësia. Ne mund të ndërtojmë spitale të reja dhe të blejmë aparatura moderne, por pa mjekë të mirë, pa dijen dhe përkushtimin tuaj, sistemi shëndetësor nuk ka jetë. Prandaj, investimi më i madh që mund të bëjmë është te ju, te formimi, te kërkimi shkencor dhe te mbështetja e vazhdueshme e profesionit tuaj fisnik. Ne ju kemi detyrim standardet evropiane të sistemit shëndetësor. Ne kemi detyrim t’ju krijojmë kushtet të qëndroni në Shqipëri, të trajtoheni me dinjitet, duke ju dhënë mundësinë edhe të eksperiencave jashtë vendit, gjithashtu”, deklaroi Kreu i Shtetit gjatë fjalës së tij.

Me emocionet e një mjeku në profesion, Presidenti Begaj shprehu falënderim që u bë pjesë e kësaj dite të shënuar për Universitetin, për të diplomuarit dhe familjet e tyre, ndërsa përgëzoi në veçanti kolegët e tij pedagogë të këtij universiteti për kontributin e dhënë në mjekësi.

Presidenti Begaj vlerësoi se, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, me një traditë dhe cilësi në mësimdhënie e kërkim shkencor, ka përgatitur breza profesionistësh të mjekësisë, të cilët kanë mundur të ruajnë cilësinë e shërbimit shëndetësor në vendin tonë përkundër një sistemi shëndetësor që kërkon reformim të spitaleve dhe që ka nevojë për më shumë mbështetje.

Kreu i Shtetit këshilloi, gjithashtu, mjekët e rinj që të përballen me dinjitet përballë vështirësive dhe sfidave, duke u shprehur se, “asgjë nuk është më shpërblyese se të dish që ke ndihmuar dikë të jetojë e të shërohet.

“Ky është çmimi i fisnikërisë së profesionit”, vlerësoi Presidenti Begaj, i cili i inkurajoi të sapodiplomuarit që të mos reshtin së mësuari për të qenë të denjë në këtë profesion, sidomos sot në epokën e digjitalizimit dhe të inteligjencës artificiale: “Mjeku duhet të mbetet gjithmonë student. Vetëm etja për dije do t’ju mbajë të denjë për misionin tuaj”.

“Ju diplomoheni nga një universitet që njihet dhe jashtë vendit tonë, falë kolegëve tuaj, kolegëve tanë që kanë lënë gjurmë me punën e tyre në Shqipëri apo në vende të tjera. Ndaj, bashkë me diplomën, juve ju përket nderi, dedikimi dhe përkushtimi i mjekut shqiptar të respektuar në vend e të kërkuar kudo në botë. Do t’ju duhet t’i mbroni e t’i çoni përpara këto arritje, që janë sa personale e profesionale, aq edhe të të gjithë profesionistëve të mjekësisë”, u shpreh Presidenti i Republikës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria dënon ashpër sulmin me raketa balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Kryeministri Edi Rama dënoi sot sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë