Balla: Grupi i PS duhet të jetë zëri i çdo vajze dhe gruaje në Shqipëri

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë aktivitetit “Gratë Parlamentare për Drejtësinë Gjinore”, foli mbi rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për Shqipërinë dhe një prioritet të Partisë Socialiste.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë aktivitetit “Gratë Parlamentare për Drejtësinë Gjinore”, foli mbi rëndësinë e përfaqësimit të grave dhe vajzave në politikë, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për Shqipërinë dhe një prioritet të Partisë Socialiste.

Ai theksoi se Parlamenti shqiptar ka sot një nivel përfaqësimi gjinor që nuk e ka pasur kurrë më parë.

Sipas Ballës, grupi parlamentar i PS duhet të jetë zëri i çdo vajze dhe gruaje në Shqipëri, veçanërisht i atyre në zonat rurale dhe të grupeve më të margjinalizuara.

“Në grupin tonë parlamentar kemi 34 vajza dhe gra. Kur u zgjodha për herë të parë deputet, në grupin Parlamentar të Partisë Socialiste ishin vetëm 5 gra. Sot kemi arritur në rreth 41% përfaqësim të grave në Parlament, një arritje e madhe për vendin tonë”.

Balla kujtoi se në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në fillimet e shtetit nuk kishte asnjë grua në Parlament, ndërsa sot Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë për përfaqësim të lartë gjinor në qeveri: “Në disa momente, qeveria shqiptare ka qenë me 75% vajza dhe gra, duke vendosur Shqipërinë si të parën në botë për përfaqësim gjinor. Por kjo nuk duhet parë thjesht si numër, por si normalitet i jetës politike dhe shoqërore”.

Ai u ndal edhe tek angazhimi i Partisë Socialiste në garantimin e barazisë gjinore në të gjitha nivelet: “Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka të sanksionuar në statut barazinë gjinore 50% me 50% në të gjitha organet përfaqësuese. Ne e kemi zbatuar këtë në këshillat bashkiakë dhe në listat e zgjedhjeve parlamentare”.

Duke marrë shembull listën e PS në Tiranë për zgjedhjet e 2025-s, ai tha: “Nga 12 kandidatë në listën e mbyllur, 8 ishin gra dhe vajza dhe vetëm 4 burra. Ky është një sinjal i qartë se ne e marrim seriozisht çështjen e barazisë gjinore”.

Balla u bëri thirrje deputeteve të PS-së që të angazhohen më shumë: “Grupi parlamentar i Partisë Socialiste duhet të jetë zëri i çdo vajze dhe gruaje, në çdo cep të Shqipërisë. Kur një vajzë apo një grua përballet me një problem, ne duhet të jemi të parët që e ngremë zërin. Nuk mund të presim ta shohim në Facebook.

“Për fat të mirë, ne mbulojmë pothuajse të gjitha qarqet me përfaqësuese gra, me përjashtim të Kukësit. Por edhe atje do ta zgjidhim. Do të ndërtojmë një rrjet të gjerë bashkëpunimi me të gjitha shoqatat e vajzave dhe grave në mbarë Shqipërinë, për të bashkuar zërin dhe për të qenë avokate të çdo gruaje që është viktimë e dhunës me bazë gjinore apo seksuale. Na duhet të fitojmë betejën kundër stereotipeve gjinore dhe, mbi të gjitha, kundër gjuhës së urrejtjes.

Këtë do ta bëjmë përmes shumëfishimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese, përmes fjalimeve publike, përmes daljeve televizive”.

Në fjalën e tij, Balla propozoi që bashkëpunimi për çështjet e grave të jetë edhe një urë komunikimi mes forcave politike: “Le të shërbejnë fondacionet ‘Friedrich Ebert’ dhe ‘Konrad Adenauer Stiftung’ si ura lidhëse mes vajzave dhe grave të dy partive më të mëdha politike në Parlamentin e Shqipërisë. Nëse ne, burrat, nuk arrijmë gjithmonë të gjejmë gjuhën e përbashkët, atëherë le të krijohen ura bashkëpunimi mes vajzave dhe grave të të dyja grupeve parlamentare. Fillimisht, ky bashkëpunim duhet të fokusohet në çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të vajzave dhe grave, promovimin e barazisë gjinore dhe të vlerave që ato përfaqësojnë, e më pas mund të zgjerohet edhe në fusha të tjera me rëndësi për vendin”.

Ai e përmbylli fjalën me një mesazh optimist për rritjen e rolit të grave në politikë dhe në shoqëri se në vitet e ardhshme ky numër do të rritet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Domosdoshmëri, integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor

Gjatë prezantimit të rezultateve të anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Rama kërkoi që prioritet t’i kushtohet shkencës…

Global 360

Rutte: Forumi i Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë, i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dha sot një mesazh online në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Domosdoshmëri, integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor

Gjatë prezantimit të rezultateve të anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Rama kërkoi që prioritet t’i kushtohet shkencës…