Siguria kibernetike, Shqipëria ngjitet në vend të 15-të në botë

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85.00 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI).


Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur në vendin e 15-të në botë me 85.00 pikë, sipas National Cyber Security Index (NCSI).

Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, në një njoftim për mediet thekson se ky rezultat përfaqëson një ngritje prej 39 pozicionesh krahasuar me vitin 2023, kur vendi ynë ishte në vendin e 54-të me 62.34 pikë.

“Brenda vetëm dy vitesh, Shqipëria ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha dhe me traditë të konsoliduar në këtë fushë, duke u shndërruar në një nga historitë më të jashtëzakonshme të suksesit në sigurinë kibernetike globale”, thuhet në njoftim.

AKSK cilëson se disa nga pikat e progresit sipas NCSI (2023 → 2025) janë korniza ligjore dhe institucionale. Shqipëria ka përditësuar kuadrin ligjor, janë miratuar akte nënligjore të reja, ka një strategji kombëtare, plan veprimi funksional dhe është konsoliduar roli i AKSK si autoritet qendror për sigurinë kibernetike.

Ndër të tjera, edhe ndërgjegjësimi publik dhe analiza e kërcënimeve është siguruar 100% përmbushje, ku publikohen raporte për kërcënimet kibernetike dhe zhvillohen fushata të rregullta ndërgjegjësuese, duke rritur nivelin e informimit të qytetarëve dhe institucioneve.

Reagimi ndaj incidenteve nga boshllëqe të dukshme në 2023, sot Shqipëria ka arritur 100% përmbushje, me kapacitet kombëtar CIRT, mekanizma online për raportim dhe detyrime ligjore për operatorët.

AKSK thekson në njoftim se menaxhimi i krizave, është një nga fushat me rritjen më të ndjeshme, falë planit kombëtar për krizat kibernetike dhe trajnimeve praktike kombëtare e rajonale.

“Mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe e të dhënave personale është arritur 100% përmbushje, duke vendosur detyrime ligjore për infrastrukturat kritike, skema auditimi dhe mbrojtje të garantuar nga autoritetet përgjegjëse”, vijon njoftimi.

Si edhe, bashkëpunimi ndërkombëtar, është një tjetër pikë ku Shqipëria ka përmbushur 100% të indikatorëve, duke marrë pjesë aktive në rrjete të BE-së, OSBE-së dhe iniciativa globale për ndërtimin e kapaciteteve.

National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar kërcënimet dhe për të menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë e njohur globalisht për ekspertizën në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që mbulojnë: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit dhe menaxhimit të krizave, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Sipas AKSK-së, rezultati i vitit 2025 tregon se Shqipëria nëpërmjet Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërtuar kapacitete të qëndrueshme institucionale dhe teknike, duke e bërë sigurinë kibernetike një element kyç të zhvillimit dhe integrimit digjital të vendit tonë.

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, se Shqipëria tregoi me afganët se madhësia e shpirtit nuk…