Sala: Barna plotësisht të rimbursueshme për pacientët me kancer

Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Prof.Dr. Evis Sala, u shpreh se fokusi i punës së saj do të përqendrohet në tri shtylla kryesore, nga rimbursimi i plotë i barnave për pacientët me kancer, te riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues dhe ndalimi i fenomenit të largimit të mjekëve nga vendi.


Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Dr. Evis Sala, u shpreh se fokusi i punës së saj do të përqendrohet në tri shtylla kryesore, nga rimbursimi i plotë i barnave për pacientët me kancer, te riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues dhe ndalimi i fenomenit të largimit të mjekëve nga vendi.

Në takimin prezantues në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, dhe ish-ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Prof. Dr. Evis Sala u shpreh e emocionuar lidhur me rikthimin në vendin ku ajo dikur ka studiuar.

“Rikthehem në një vend ku kam studiuar dhe ndryshimet janë thelbësore. Duke ardhur këtu në mëngjes, duke parë këto ndryshime të strukturës i thashë vetes, është më mirë nga ana strukturore se nga spitalet ku kam punuar si në Sloan Kettering, në Kembrixh apo Gemelli”, tha Sala.

“Jam, shumë e vetëdijshme që është një sfidë e madhe, por unë kam dëshirë për të përballuar sfida, si jashtë, si brenda. Sfidat i kam përballuar me një ekip, pasi suksesi i një njeriu, varet nga skuadra që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime, duhet njohur ajo punë që është bërë deri tani, si nga ana e formimit profesional, si edhe menaxhimi. Nëse çalon menaxhimi, performanca e shërbimit çalon gjithashtu”, vijoi ajo.

Ministrja Sala, nënvizoi se puna e saj do të fokusohet në disa iniciativa kryesore, nga rimbursimi i plotë i barnave për pacientët me kancer, te ndalimi i fenomenit të largimit të mjekëve nga Shqipëria.

“Mendoj se është shumë i rëndësishëm, rimbursimi i plotë i barnave onkologjike. Është e palejueshme, si një vend evropian që do futemi në BE brenda 2030 që barnat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursuara për pacientët e sëmurë me kancer. Kjo është një sfidë e detyrës, por edhe për programin”, tha Sala.

“Shumë kyç është edhe riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues. Është e rëndësishme sepse do të shpëtojë shumë jetë dhe do të ulë fluksin nëpër spitale. Nuk mund të ketë spitale të mbingarkuara, pasi çdo njeri që do të zgjidhet në shërbimin parësor dhe me një diagnostikë të shpejtë, të cilësisë të lartë të vijë në spital. Diagnostika ka përparuar shumë, dhe është një fushë që bëri revolucion duke kaluar nga sistemi analog në digjital, e mbështetur nga inteligjenca artificiale. Kjo mund të bëjë një hap shumë të madh dhe të arrijmë atje ku janë vendet më të përparuara”, theksoi Sala.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh se shqiptarët janë shumë të mençur dhe kreativ dhe nuk ka pse të mos përdoren burimet ekzistuese, të këshilluara nga autoritetet, spitalet apo qendrat e mirënjohura.

“Digjitalizimi i integruar i gjithë shëndetësisë dhe inteligjenca artificiale kërkon që të dhënat të jenë të digjitalizuara, pasi futemi me procese që ndihmojnë në mbarëvajtjen e shëndetësisë”, pohoi Sala.

“Do organizojmë ekipet për të kryer disa procedura që bëhen në spitalin shtetëror, nëse aftësia e mjekëve nuk është do t’i trajnojmë. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj nga Shqipëria. Nuk ka pse mjeku i mirë shqiptar të bëjë hapat e karrierës jashtë, sepse nuk vlerësohet atje më shumë. Unë kam një pasion të veçantë për instruktimin dhe mësimdhënien e brezit të ri. Suksesi i një drejtuesi është ekipi që krijon, brezat që lëmë nga mbrapa”, cilësoi ajo.

Ministrja Sala, e mbylli fjalën e saj me një thirrje të përzemërt për punën në ekip dhe bashkimin në vizionin për transformimin e shëndetësisë.

“Asgjë nuk bëhet vetëm! Këtij oqeani të madh që i jam futur, do i futemi të gjithë bashkë. Nëse të gjithë bashkohemi me vizionin që kemi, sepse asgjë nuk është e pamundur. Të bëjmë gjithçka që të pamundurën ta bëjmë të mundur”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala.

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…