Sot mblidhet Kuvendi: Votohet Byroja dhe kryesitë e komisioneve parlamentare

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në dy seanca plenare, pak ditë pas konstituimit të legjislaturës së re dhe zgjedhjes së Niko Peleshit në postin e Kryetarit të Kuvendit.


Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në dy seanca plenare, pak ditë pas konstituimit të legjislaturës së re dhe zgjedhjes së Niko Peleshit në postin e Kryetarit të Kuvendit.

Sipas vendimit të firmosur nga Kryetari i Kuvendit, seanca e parë plenare është planifikuar në orën 10:00, ndërsa e dyta në orën 17:00.

Në seancën e paradites janë parashikuar tri pika në rendin e ditës: votimi i zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariatit teknik dhe Byrosë së Kuvendit. Në seancën e pasdites është planifikuar zgjedhja e kryesive të komisioneve të përhershme parlamentare.

Dy seancat plenare pasojnë takimin konsultues të një dite më parë që Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi me krerët e grupeve parlamentare, ku u diskutua mbi propozimet e kryetarit të Partisë Socialiste, njëherazi kryeministrit Edi Rama për riformatimin e komisioneve parlamentare.

Sipas mazhorancës, formatimi i komisioneve të përhershme parlamentare në 11 është një hap që reflekton fokusimin e punës së Kuvendit tek objektivi kombëtar i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ky propozim kundërshtohet nga opozita, e cila e konsideron shkelje të rregullores së Kuvendit dhe reduktim të zërit të saj në Parlament.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pas takimit tha për mediet se, “Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë një organizim të ri me 11 komisione, të cilët të reflektojnë edhe momentin historik në të cilin gjendemi, pra nevojën që Kuvendi ka për t’iu përqasur marrëveshjes për anëtarësim në BE, nevojën që Kuvendi ka që më në fund të kemi një komision parlamentar për diasporën”.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një letër drejtuar nëntë ambasadave në Tiranë, përfshirë ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian, ka ngritur shqetësimin mbi ndryshimet e propozuara në Rregulloren e Parlamentit, duke i cilësuar të njëanëshme.

Një ditë më parë, grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ku sipas medieve, u diskutua edhe ndarja e drejtimit të komisioneve parlamentare.

Emrat e kryetarëve të rinj të komisioneve parlamentare nga mazhoranca:

Ulsi Manja – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Bledi Çuçi – Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Igli Hasani – Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme

Milva Ekonomi – Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Anila Denaj – Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Blendi Klosi – Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Damiani Gjiknuri – Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore

Fatmir Xhafaj – Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Arbian Mazniku – Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrative-Territoriale

Ndërsa Partia Demokratike pritet të drejtojë katër komisionet e tjera, por ende nuk dihen emrat: Edukimi, Shkenca dhe Sporti; Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale; Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik; Kultura, Turizmi dhe Diaspora.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…