Mbi 500 mijë vizitorë në Berat deri në gusht

Berati, i njohur për peizazhet piktoreske dhe trashëgiminë e pasur kulturore, iu ofron vizitorëve një vështrim në të kaluarën magjepsëse të Shqipërisë dhe një shije të mikpritjes së tij të ngrohtë.


Edhe në këto ditë të para shtatori rrugët e kalldrëmta dhe kalaja e Beratit janë të mbushura me vizitorë vendas e të huaj. Qyteti, pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ka vizitorë në çdo stinë.

Gjatë periudhës janar-gusht Beratin e vizituan 500 mijë vizitorë vendas e të huaj.

Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha për ATSH-në se për të vizituar Beratin nuk mjafton tashmë një vizitë e shkurtër dyditore.

Megjithatë, vuri në dukje ajo, vizitorët në Berat nuk largohen pa vizituar Kalanë madhështore të qytetit, muzeun “Onufri”, bulevardin qendror, lagjet “Mangalem” e “Goricë”, kanionet e Osumit – ndër më të preferuarat prej tyre – si edhe kantinat e verës dhe vreshtat.

“Këtë vit kemi një rritje me rreth 45% të strukturave akomoduese në Berat dhe rrethina. ⁠Shtatori dhe tetori pritet të kenë një rritje me rreth 50% më shumë se viti i kaluar, pasi hotelet, restorantet janë të gjitha të rezervuara”, theksoi Merdani, duke shtuar se do të jetë vjeshtë e jashtëzakonshme në Berat.

Vizitorët si vendas, ashtu edhe të huaj nuk largohen nga qyteti pa vizituar edhe muzeun “Onufri”, i cili është një prej destinacioneve më të vizituar ndër sitet kulturore të qytetit të Beratit.

Merdani pohon se në muzeun “Onufri” për këtë vit janë numëruar nga janari deri në gusht rreth 61.668 vizitorë vendas e të huaj. Ata kanë treguar interes për koleksionin e muzeut të përbërë nga 196 ikona dhe objekte liturgjike.

Bashkia e Beratit gjatë gjithë vitit organizon një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat kanë ndikuar edhe në shtimin e numrit të turistëve.

“Dy ditë më parë organizuam Festën e Fikut në Roshnik, më 13 shtator Ditën e Çlirimit të Beratit, kemi Ditën e Turizmit dhe Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore për shtatorin. Ndërsa për tetorin kemi “Festën e ullirit” dhe festivalin më të madh që zhvillohet ndër vite në Berat: “Wine and Stories of Berat”, Festivalin e Verës në datat 3-4-5 tetor me këngëtarët më të mirë dhe ku marrin pjesë 40 kantina nga Shqipëria, Kosova, Italia etj.”, theksoi Merdani.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj gjatë vizitave të tyre në qytetin e një mbi një dritareve janë të shoqëruar edhe nga guidat turistike të qytetit.

Një prej këtyre guidave, Flutura Xhafa tha për ATSH-në se “turistët e huaj kërkojnë të dinë sa më shumë për historinë dhe traditat e qytetit tonë. Sot kisha një grup vizitorësh izraelitë, të cilët i shoqërova gjatë vizitës në Kala, pastaj në dy lagjet, Mangalem e Goricë, Urën e Goricës, që janë shumë të kërkuara për t’u vizituar nga turistët”.

“Po nuk munguan as vizitat në pjesën e qendrës mesjetare, ku ndodhet Xhamia Mbret, teqeja Helvetive, Konakët e Dervishëve etj.”, tha Xhafa.

Fluksi i madh i turistëve vendas dhe të huaj e ka shndërruar turizmin në industri më vete dhe në një shtyllë kryesore që vë në lëvizje ekonominë e Beratit.

Berati, i njohur për peizazhet piktoreske dhe trashëgiminë e pasur kulturore, iu ofron vizitorëve një vështrim në të kaluarën magjepsëse të Shqipërisë dhe një shije të mikpritjes së tij të ngrohtë.

Lexo më shumë nga

Salla në Kavajë: Me dakordësinë e Brukselit eksportojmë vezën e kategorisë A

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Veza Savio” në Kavajë, ku u njoh nga afër…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Kavajë: Me dakordësinë e Brukselit eksportojmë vezën e kategorisë A

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Veza Savio” në Kavajë, ku u njoh nga afër…