Niko Peleshi zgjidhet Kryetar i Kuvendit

Pas betimit, deputetët votuan për të zgjedhur kryetarin e ri, ku deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro dhe 3 vota kundër.


Deputeti Niko Peleshi është zgjedhur sot Kryetari i ri i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, pas votimit të deputetëve në seancën e konstituimit të legjislaturës së re.

Fillimisht gjatë seancës u lexua raporti i Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve dhe më pas vazhdoi procedura e betimit të deputetëve të rinj të Kuvendit.

Pas betimit, deputetët votuan për të zgjedhur kryetarin e ri, ku deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro dhe 3 vota kundër.

Në seancë ishin të pranishëm 138 deputetë, por vetëm 87 deputetë morën pjesë në votim. Deputetët e opozitës zgjodhën të mos marrin pjesë në votim. Në vend të fletëve të votimit, ata u panë duke hedhur në kutinë e votimit postera me akuza ndaj mazhorancës, të cilën e cilësuan si të ndikuar nga interesa korruptive.

Gjatë fjalës përshëndetëse pas përfundimit të votimit, kryetari i ri i Kuvendit, Peleshi theksoi se do të angazhohej për të krijuar hapësirën e nevojshme të fjalës në Parlament, të sanksionuar nga ligji, për secilin deputet.

“Besimi që më dhatë sot, duke më zgjedhur Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë është një nder dhe përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me përulësi dhe përkushtim”, deklaroi Peleshi.

Përvoja ime e punës në Parlament dhe qeveri, vijoi ai, dijet dhe energjitë, do të vihen të gjitha në shërbim të këtij Kuvendi, Shqipërisë, qytetarëve.

“Horizonti europian që sot është më afër se kurrë në histori, duhet të n’a frymëzojë për të shkuar në rrugë të pashkelura të politikës, në politikën e guximshme të pakteve kombëtare dhe konsensusit. Në këtë rrugëtim drejt BE-së, Kuvendi është një institucion i rëndësishëm”, deklaroi ai.

Legjislatura e re e Kuvendit të Shqipërisë e dalë nga zgjedhjet e 11 majit të këtij viti, filloi sot punimet me seancën e konstituimit. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, mandati i Kuvendit zgjat katër vjet.

Me zgjedhjen e kryetarit të ri, do të caktohet seancë tjetër për prezantimin e programit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe për votimin e përbërjes së qeverisë së re.

Fituese e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti rezultoi Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, e cila ka siguruar mandatin e katërt qeverisës, duke fituar 83 mandate nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë.

Në vend të dytë u rendit koalicioni i udhëhequr nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), duke fituar 50 mandate. 3 mandate fitoi Partia Socialdemokrate, 2 mandate Partia Mundësia, 1 mandat “Shqipëria Bëhet” dhe 1 mandat Lëvizja Bashkë.

Opozita bojkoton votimin

Opozita bojktoi sot votimin e Kryetarit të ri të Kuvendit, Niko Peleshi.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

“Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, deklaroi Bardhi.

Kush është Niko Peleshi?

Niko Peleshi ka lindur në Korçë më 11 nëntor 1970. Prej janarit 2021 deri në korrik 2024 ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Gjithashtu, ai ka ushtruar detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Gjatë periudhës shtator 2017-janar 2019, Peleshi shërbeu si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ndërsa prej shtatorit të vitit 2013, ai u emërua në postin e zëvendëskryeministrit, pozicion të cilin e mbajti deri në maj 2017.
Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…