Fondacioni “Kujtesa Bullgare” siguroi ndriçimin urban në katër fshatra të Bashkisë së Pustecit

Dorëzimi simbolik i donacionit u zhvillua në fshatin Zaroshkë në prani të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, SH. T. Z. Ivaylo Kirov, Kryetarit të Bashkisë së Pustecit z. Kolefski, Zëvendëskryetarit të Bashkisë z. Jani Nikola dhe përfaqësuesve të fondacionit “Kujtesa Bullgare”.


Në zbatim të prioriteteve të programit të tij për zhvillim të qëndrueshëm rajonal, socializim dhe perspektivë evropiane të të rinjve, si dhe për mbështetjen e komuniteteve të diasporës historike bullgare, fondacioni “Kujtesa Bullgare” dhe kryetari i tij Dr. Milen Vrabevski, zbatuan projektin e radhës të rëndësishëm në Bashkinë e Pustecit.

Me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së Pustecit, z. Pale Kolefski, fondacioni financoi një projekt për rinovimin e ndriçimit urban në katër fshatra të bashkisë – Zaroshkë, Gollomboc, Goricë të Madhe dhe Goricë të Vogël. Si pjesë e donacionit, u siguruan 100 llamba të reja rrugore, të cilat do të garantojnë siguri dhe rehati më të madhe për banorët vendas.
Dorëzimi simbolik i donacionit u zhvillua në fshatin Zaroshkë në prani të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë, SH. T. Z. Ivaylo Kirov, Kryetarit të Bashkisë së Pustecit z. Kolefski, Zëvendëskryetarit të Bashkisë z. Jani Nikola dhe përfaqësuesve të fondacionit “Kujtesa Bullgare”.

0

“Ne po e ndjekim në mënyrë konsistente misionin tonë në Bashkinë e Pustecit – mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit duke krijuar një mjedis më të mirë jetese. Me këtë donacion, jo vetëm që rinovuam ndriçimin e vjetëruar dhe jofunksional në disa fshatra, por gjithashtu siguruam një numër të mjaftueshëm llambash të reja në mënyrë që të gjitha rrugët të mund të ndriçohen. Ne besojmë se përmirësimi i infrastrukturës nuk është vetëm një investim me dobi për njerëzit, por edhe një hap i rëndësishëm në mbajtjen e të rinjve këtu. Është një kënaqësi për ne të punojmë së bashku me autoritetet lokale dhe banorët e Pustecit”, komentuan nga ekipi i fondacionit “Kujtesa Bullgare”.

Ky është donacioni i radhës i madh i kësaj organizate bullgare për banorët e Pustecit. Gjatë viteve të fundit fondacioni siguroi një makinë zjarrfikëse, një autoambulancë dhe një fuoristradë për nevojat e bashkisë, siguroi mobilie, kompjutera dhe fotokopjues për ndërtesën e re të bashkisë për më shumë se 40 punonjës, dhuroi një ambient të vogël mjekësor plotësisht të pajisur për banorët e fshatit Gollomboc, financoi riparimin e sistemit të furnizimit me ujë në fshatin Kallamas etj.

Përveç në përmirësime në infrastrukturë, fondacioni investon edhe në shëndetin e banorëve vendas, duke organizuar për të tretin vit radhazi ekzaminime parandaluese falas për banorët e rajonit të Pustecit. Sivjet do të zhvillohen vizita mjekësore falas nga specialistët më të dalluar bullgarë në 9 fusha të ndryshme mjekësore – kardiologji, mjekësi të brendshme, reumatologji, endokrinologji, neurologji, oftalmologji, mamologji, urologji, ORL dhe dermatologji. Ekzaminimet do të kryhen në periudhën 26-28 shtator dhe 24-26 tetor.

Rama ndan deklaratën e Kos: Garanci se standardet europiane të mjedisit do të respektohen në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama informoi sot se Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan deklaratën e Kos: Garanci se standardet europiane të mjedisit do të respektohen në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama informoi sot se Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin…