
Begaj pret deputetin Kamberi, në fokus problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Deputeti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi iu drejtua dje me një fjalë konferencës së ambasadorëve shqiptarë “Diplo 2025”.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Presidenti bëri të ditur se në fokus të takimit ishin “problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
“Kurrë nuk do të heq dorë nga përpjekjet e mia për unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe lobimin në të gjitha nivelet në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit të tyre”, u shpreh Begaj.
Deputeti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi iu drejtua dje me një fjalë konferencës së ambasadorëve shqiptarë “Diplo 2025”.
Ai kërkoi që Shqipëria dhe trupa e saj diplomatike të ndikojë në sensibilizimin sa më të madh të pozitës së vështirë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.



















