Begaj: Ambasadorët, arkitektë të marrëdhënieve të reja dhe mbrojtës të interesave kombëtare

Presidenti Bajram Begaj dha sot një pritje për ambasadorët e Shqipërisë, ku vlerësoi të pazëvendësueshëm rolin e tyre dhe të diplomacisë, si instrument i politikës së jashtme.


Presidenti Bajram Begaj dha sot një pritje për ambasadorët e Shqipërisë, ku vlerësoi të pazëvendësueshëm rolin e tyre dhe të diplomacisë, si instrument i politikës së jashtme.

“Diplomati i sotëm nuk është vetëm përfaqësues protokollar i shtetit, por ai është arkitekt i marrëdhënieve të reja, ndërtues i urave të bashkëpunimit, zëdhënës dhe formulues i vlerave tona në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar”, tha Presidenti.

Begaj theksoi se në punën e tyre ambasadorët kanë edhe një aleat të jashtëzakonshëm, shqiptarët që banojnë jashtë atdheut.

“Mbajini dyert e ambasadës të hapura për bashkëkombasit tanë. Ata nuk janë vetëm statistika, por janë anëtarë të familjes së madhe shqiptare. Ky vit shënoi një hap historik për diasporën shqiptare duke i mundësuar për herë të parë votimin nga vendi ku ata jetojnë. Kujdesuni që ambasadat tona të jenë jo vetëm qendra graviteti të marrëdhënieve midis shteteve, por edhe streha të sigurta dhe nyje të lidhjeve të forta mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë”, u shpreh Begaj.

Presidenti nënvizoi se Shqipëria nuk e ka luksin të ketë përfaqësues diplomatik pasiv që presin vizitat zyrtare të radhës për të bërë diplomatin.

“Në kohën kur bota është mbërthyer nga kriza dhe pasiguri, diplomacia përbën një nga mjetet më të çmuara për mbrojtjen e interesave kombëtare”, tha Begaj.

Presidenti theksoi se për Shqipërinë një diplomaci proaktive është domosdoshmëri jetike.

“Është mënyra jonë për të mbrojtur sigurinë, për të ndikuar në zhvillimin tonë dhe për të kontribuar me dinjitet në çështjet globale. Kjo kërkon mbi të tjera bashkëpunim. Nevojitet më shumë komunikim, më shumë bashkërendim hapash”, shtoi Begaj.

Begaj tha se “politika e jashtme në Shqipëri është më e fortë kur flet me një zë, kur institucionet votojnë në sinkron dhe kur të gjithë punojmë për të njëjtin qëllim të përbashkët”.

“Ky është kushti që forcon shtetin, por që i jep zë të fuqishëm Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”, shtoi Presidenti.

Kreu i Shtetit nënvizoi se “anëtarësimin në BE ne nuk e shohim si rrugëtim vetmitar, sepse besojmë në një rajon të integruar në BE”.

Po ashtu, Begaj kërkoi nga ambasadorët që të vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim me partnerët tanë për njohje të reja të Kosovës dhe integrimin e saj në BE dhe NATO.

“E ardhmja do të sjellë sfida të reja dhe të paparashikuara po me përkushtim, mençuri dhe vizion Shqipëria do të dalë më e fortë, më e respektuar dhe më e pranishme në botë”, u shpreh Presidenti në pritjen me ambasadorët

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Maratona e Durrësit 2025”, një mijë pjesëmarrës nga 18 shtete

Gara u zhvillua në tre kategori, duke u përshtatur për çdo moshë dhe nivel në distancat 1 km, 5 km…