Begaj uron vitin e ri shkollor nga shkolla e vendlindjes në Gosë: Kapitull i ri në jetën e fëmijëve

Urimet për çeljen e vitit të ri shkollor, presidenti i vendit Bajram Begaj, i përcolli nga shkolla e tij e vendlindjes në fshatin Gosë.


Urimet për çeljen e vitit të ri shkollor, presidenti i vendit Bajram Begaj, i përcolli nga shkolla e tij e vendlindjes në fshatin Gosë.

Presidenti Begaj u takua me nxënës, mësues e prindër gjatë vizitës në këtë shkollë, nga ku uroi suksese në mbarëvajtjen e mësimit dhe edukimit, duke theksuar rëndësinë që ka shkolla në formësimin e individit dhe shoqërisë dhe në kultivimin e vlerave njerëzore.

“Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur. Qytetarët e ditur ndërtojnë shoqëri të zhvilluar, të ardhme të ndritur dhe Shqipëri të fortë. Uroj, besoj dhe shpresoj që ju të jeni një brez që e do gjuhën shqipe, ka pasionin e dijes, përqafon teknologjinë, çmon dhe respekton njëri-tjetrin”, tha Begaj.

Një mesazh të veçantë Presidenti i Republikës përcolli për nxënësit e klasës së parë, më të cilët ndau eksperiencën e tij në shkollën e fshatit Gosë, duke u shprehur se këtu fillon baza e dijes, mësimet e para, ndërtohet një përvojë e pasur dhe miqësi të reja.

“Fillimi i vitit shkollor është gjithmonë emocion i madh, pikënisje që shënon një kapitulli të ri në jetën tuaj dhe të mijëra nxënësve”, tha Begaj.

Ndërsa theksoi integrimin e shkollave me risitë teknologjike, Presidenti i Republikës theksoi në mesazhin e tij rëndësinë që ka shkolla në ruajtjen e vlerave njerëzore:

“Shkolla nuk është vetëm vendi ku mësojmë lëndë dhe libra, është vendi ku formësojmë vlera. Çdo shtator është sfidë, përgjegjësi dhe mundësi para të gjithëve: nxënësve, mësuesve, prindërve dhe shoqërisë. Teknologjia dhe rrjetet sociale janë mjete të fuqishme, por ato nuk mund të zëvendësojnë respektin, miqësinë dhe dashurinë për njëri-tjetrin”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e respektimit të ndërsjellë në shkollë, në mënyrë që askush të mos ndihet i përjashtuar dhe, gjithashtu, theksoi se ky edukim duhet të nisë nga familja. E krahas sfidave, nxënësve u uroi t’i jetojnë vitet e shkollës me punë e pasion, duke qenë kërkues për dijen.

“Këto vite janë thesari juaj më i madh, janë suksesi i të ardhmes suaj. Kushtojuni rëndësi, mësoni me përkushtim, por edhe me gëzim. Jini kurioz, pyesni, kërkoni, studioni, zbuloni dhe ëndërroni çdo ditë. Bëni shokë dhe shoqe. Gëzojeni jetën tuaj me miqësitë më të bukura e më të vërteta të jetës”, tha Begaj.

Mësuesve u shprehu mirënjohje për misionin fisnik.

“Mësuesia është profesion i pasionit dhe sakrificës, është profesion i jetës, profesion që ndërton të ardhmen e kombit. Kontributi juaj mbetet i pashlyeshëm”, tha Begaj.

Një rëndësi të veçantë në këtë mesazh Presidenti Begaj i kushtoi gjuhës shqipe.

“Si President i kam kushtuar rëndësi të posaçme gjuhës dhe alfabetit shqip. U gëzova vërtet shumë kur mësova nga drejtoresha juaj që jeni ndër kampionët e shkollave në këtë lëndë. Në kohën kur mbizotëron teknologjia dhe imazhi është i plotfuqishëm, gjuha shqipe mbetet çelësi i ndërlidhjes dhe i suksesit afatgjatë”, u shpreh Begaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.