Zhvillimi i tregut të derivateve, AMF tryezë diskutimi me ekspertë të fushës

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi një tryezë diskutimi për përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator shqiptar me rregulloren e Bashkimit Evropian për infrastrukturën e tregut (EMIR)


Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi një tryezë diskutimi për përafrimin e kuadrit ligjor dhe rregullator shqiptar me rregulloren e Bashkimit Evropian për infrastrukturën e tregut (EMIR), si dhe hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për zhvillimin e tregut të derivateve në Shqipëri.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Autoritetit, Bankës së Shqipërisë, aktorë të tregut, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë të fushës, të cilët ndanë qëndrime dhe rekomandime mbi nevojat dhe perspektivat për zhvillimin e këtij segmenti të tregut.

Në fjalën e mbajtur në hapje të aktivitetit, drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit, Mimoza Kaçi, në cilësinë e kryenegociatores të Kapitullit 9 “Shërbimet financiare”, vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për forcimin dhe modernizimin e tregjeve financiare në vend.

“Tregu i instrumenteve derivativë, i cili sot mungon në Shqipëri, përfaqëson një segment kyç në ndërtimin e një tregu kapitalesh më të zhvilluar dhe konkurrues. Roli i tij është thelbësor për menaxhimin e rrezikut, mbrojtjen ndaj luhatjeve të normave të interesit dhe forcimin e stabilitetit financiar në tërësi”, u shpreh Kaçi.

Aktiviteti përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në vijim të përmbushjes së angazhimeve të Autoritetit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian krijimin e një tregu financiar të zhvilluar, të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet e BE-së.

Tregu i derivativëve është një nga instrumentet kryesorë financiarë që përdoren për të menaxhuar rreziqet ose për të spekuluar mbi lëvizjet e çmimeve të pasurive të ndryshme, si aksionet, indekset, valutat, mallrat, etj.

/Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…