UKT kërkesë ndërtuesve: Matës inteligjentë në kontratat e reja të furnizimit me ujë

Matësit duhet të jenë të certifikuar dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa projektet teknike që parashikojnë ujëmatës konvencionalë (jo-smart) nuk do të pranohen nga UKT.

Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. bëri me dije sot se, në zbatim të ligjit “Për metrologjinë”, vendimeve përkatëse dhe kontratës së shërbimit të miratuar nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), të gjitha subjektet ndërtuese që do të aplikojnë për lidhje të kontratave të reja të furnizimit me ujë, do të duhet të vendosin matës inteligjentë (smart).

Sipas UKT, në çdo objekt të ri që do të ndërtohet dhe për të cilin kërkohet lidhja e kontratës së re të furnizimit me ujë, do të vendosen matësa inteligjentë individualë (mekanikë me modul transmetimi, ultrasonikë ose elektromagnetikë), për çdo njësi banimi apo shërbimi.

Matësit duhet të jenë të certifikuar dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa projektet teknike që parashikojnë ujëmatës konvencionalë (jo-smart) nuk do të pranohen nga UKT.

Gjithashtu, vendosja e matësve inteligjentë sigurohet nga subjekti ndërtues, ndërsa vulosja e tyre do të kryhet nga UKT pas depozitimit të kërkesës përkatëse.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia