AKSK, thirrje qytetarëve: Kujdes nga skemat mashtruese të investimeve online

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në ushtrim të kompetencave të tij për garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet kibernetike


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në ushtrim të kompetencave të tij për garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet kibernetike, informon qytetarët mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX.

Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar.

Nga vëzhgimet e AKSK-së dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.

Sipas AKSK-së, platforma TXEX përdor: reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok); krijimin e grupeve të simuluara komunikimi në Telegram, WhatsApp, Signal; prezantimin e fitimeve të fabrikuara për të ndërtuar besueshmëri tek viktimat; kërkimin e pagesave shtesë me arsyetimin për “verifikim” apo “tërheqje fondesh” dhe mbledhjen e dokumenteve personale (ID, foto), duke shtuar rrezikun për keqpërdorim të të dhënave personale.

AKSK në një njoftim për mediet, paralajmëron qytetarët shqiptarë se përfshirja në këtë platformë sjell: humbje financiare të parikuperueshme; rrezik të lartë për cenimin e privatësisë dhe identitetit digjital dhe mundësi për keqpërdorim të mëtejshëm të të dhënave personale nga rrjete kriminale.

“Qytetarët duhet të kenë parasysh se: asnjë subjekt i palicencuar nuk ka të drejtë të ofrojë shërbime financiare apo investimi në Shqipëri; premtimet për fitime të shpejta dhe të garantuara janë indikator klasik i mashtrimeve online dhe asnjë platformë e ligjshme nuk kërkon pagesa shtesë apo të dhëna personale për tërheqjen e fondeve”, thuhet në njoftim.

“Për të mbrojtur veten dhe të tjerët, AKSK u bën thirrje qytetarëve që të mos kryejnë transaksione financiare me këtë platformë; të mos ndajnë të dhëna personale me subjekte të panjohura dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta”, vijon njoftimi.

Përveç TXEX janë dhe 2 platforma të tjera të ngjashme XUEXA dhe Grokrexduu . AKSK ka marrë masa urgjente për bllokimin e aktivitetit të këtyre faqeve mashtruese në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet përgjegjëse AKEP dhe ofruesit e shërbimeve të internetit. Gjithashtu rasti në fjalë është raportuar dhe në Policinë e Shtetit.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se siguria kibernetike është pjesë përbërëse e sigurisë kombëtare, dhe se mbrojtja nga mashtrimet digjitale kërkon kujdes të shtuar, ndërgjegjësim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të qytetarëve me institucionet përgjegjëse.

/Burimi ATSH

Hoxha takim me homologen rumune: Intensifikim i bashkëpunimit për të ardhmen e përbashkët evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bruksel zhvilloi një takim me homologen rumune, Oana-Silvia…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me homologen rumune: Intensifikim i bashkëpunimit për të ardhmen e përbashkët evropiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë vizitës në Bruksel zhvilloi një takim me homologen rumune, Oana-Silvia…