Kukës: Takim për koordinimin e forcave të emergjencave në përballimin e zjarreve

Drejtori i përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara, rikujtoi prioritetet e qeverisë shqiptare për këtë sezon dhe nënvizoi angazhimin maksimal të institucioneve për mbështetje në terren.


Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së Kukësit, Donald Korbi, mblodhi sot grupin e punës për monitorimin dhe menaxhimin e emergjencave civile, me qëllim diskutimin mbi koordinimin e forcave dhe kapaciteteve të nevojshme për të përballuar situatat e krijuara nga zjarret.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe lokale, si dhe specialistë të emergjencave civile nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë. Të pranishmit analizuan problemet dhe sfidat e shkaktuara nga zjarret në këtë rajon dhe ofruan rekomandime për përmirësimin e menaxhimit të situatave të emergjencave, duke kërkuar angazhimin e plotë të të gjithë faktorëve të interesuar.

I pranishëm në takim ishte edhe Këshilltari i Ministrit të Brendshëm, Flamur Mamaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe forcave të rendit dhe emergjencave, për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj situatave të rrezikshme.

Gjithashtu, drejtori i përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara, rikujtoi prioritetet e qeverisë shqiptare për këtë sezon dhe nënvizoi angazhimin maksimal të institucioneve për mbështetje në terren.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-të

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 74 vota pro të Partisë Socialiste, 0 kundër, 0 abstenim, marrëveshjen e huasë ndërmjet…