Spiropali me kreun e Knesset të Izraelit: Bashkëpunimi po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim informal me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të organizuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Spiropali bëri të ditur se gjatë bisedës u ritheksua miqësia e veçantë mes Shqipërisë dhe Izraelit, e rrënjosur në shkëmbime të hershme, e mbi të gjitha në aktin e rrallë kolektiv të popullit shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Spiropali nënvizoi se bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet në fusha me rëndësi strategjike si siguria, mbrojtja kibernetike, teknologjia, energjia dhe turizmi.

“U angazhuam për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar për më shumë shkëmbime cilësore”, bëri të ditur kryeparlamentarja.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia