Spiropali takim me krerët e parlamenteve të Suedisë dhe Gjeorgjisë

Gjatë konferencës së kryetarëve të parlamenteve në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi sot takime dypalëshe me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, dhe kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili.


Gjatë konferencës së kryetarëve të parlamenteve në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi sot takime dypalëshe me kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, dhe kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili,

Spiropali diskutoi me kryeparlamentarin suedez Norlén, mbi marrëdhëniet politike mes dy vendeve, mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimin e partneritetit në NATO dhe kontributin e përbashkët për sigurinë dhe paqen. Suedia do të vijojë të mbështesë integrimin europian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkëpunimi i deritanishëm mes Kuvendit dhe Riksdag do të vijojë edhe nëpërmjet mbështetjes për lidershipin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, Spiropali vlerësoi marrëdhëniet politike miqësore mes dy vendeve, shprehu vullnetin për forcimin e tyre, mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin e integritetin territorial të Gjeorgjisë si edhe aspiratat për integrimin euroatlantik.

Kuvendi do të mbështesë me asistencë teknike Parlamentin e Gjeorgjisë, si vend kandidat, në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe aspekte të tjera të procesit të integrimit europian.

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Albania’s European Week”

Në kuadër të Albania’s European Week, Ambasadori Petrit Malaj, së bashku me Ministren Këshilltare, Pranvera Teli, mbajtën sot në Kolegjin…