MEKI, ftesë kineastëve për të diskutuar strategjinë e re për audiovizualin

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ftoi të gjithë kineastët shqiptarë të marrin pjesë në një takim informativ mbi strategjinë e re për zhvillimin e sektorit audiovizual.


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ftoi të gjithë kineastët shqiptarë të marrin pjesë në një takim informativ mbi strategjinë e re për zhvillimin e sektorit audiovizual. Në takim do të jetë i pranishëm edhe kreu i MEKI-t, Blendi Gonxhja, kryetari i sapoemëruar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, si dhe ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë nga British Council.

Takimi do të zhvillohet më 29 korrik në HangArt, në Kinostudio.

MEKI bëri të qartë se, ky është një moment i rëndësishëm për të marrë informacion të drejtpërdrejtë mbi strategjinë e re për audiovizualin; rregulloren e re të aplikimit në QKK; mundësitë që ofron Media Desk i Creative Europe.

MEKI i ftoi kineastët të jenë të pranishëm për të bashkëbiseduar për të ardhmen e industrisë audiovizuale shqiptare, duke e cilësuar këtë takim si një hap të përbashkët drejt më shumë mundësive, transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.