Tirana mirëpret Walk21, konferenca më e madhe botërore për ecjen

Gjatë konferencës, modeli urban i Tiranës do të prezantohet krahas praktikave frymëzuese të qyteteve të tjera, si Bratislava, Parisi, Vjena, Londra, Nju Jorku e më tej.


Pas Londrës, Nju Jorkut, Hong Kongut e Sidneit, konferenca Walk21 vjen për herë të parë në Ballkan. Nga data 6-10 tetor, kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i edicionit të 25-të Walk21 Tirana, konferenca më e madhe ndërkombëtare kushtuar ecjes dhe komuniteteve të jetueshme, organizuar nga Bashkia e Tiranës, në partneritet me GIZ dhe Walk21 Foundation. Tirana i bashkohet kështu rrjetit të qyteteve që po udhëheqin lëvizjen globale për më shumë ecje dhe më pak ndotje.

Konferenca do të mbledhë në Tiranë më shumë se 500 pjesëmarrës nga mbi 50 shtete, urbanistë, drejtues politikash, ekspertë të transportit, studiues, aktivistë dhe përfaqësues të qeverive vendore për të diskutuar mbi mënyrat si qytetet mund të bëhen më miqësore për këmbësorët dhe më të shëndetshme.

Tirana është përzgjedhur si qytet mikpritës falë kulturës së fortë të ecjes. “Xhiroja” e mbrëmjes, si traditë e përbashkët e brezave, por edhe fakti që mbi 75% e qytetarëve ecin çdo ditë për të arritur në destinacion, e kanë bërë kryeqytetin shqiptar shembull të rrallë për jetesën urbane aktive në Europë.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë në vitet e fundit një sërë nismash për të transformuar hapësirat publike, duke i dhënë prioritet këmbësorëve, duke shtuar hapësirat e gjelbra dhe vendet ku komuniteti mund të ndërveprojë. Projektet me impakt më të lartë për këmbësorët kanë qenë projekti i sheshit Skënderbej, Pazarit të Ri, Bulevardit “Zogu i parë“ dhe Bulevardit të ri, Sheshit “Italia” dhe rrugët për fëmijë në shkollat “Edit Durham” e “Gustav Mayer”, ndër të tjera. Këto projekte kanë qenë përgjigje e kërkesave të mbi 8000 banorëve çdo vit, për përmirësime në përvojën e ecjes.

Gjatë konferencës, modeli urban i Tiranës do të prezantohet krahas praktikave frymëzuese të qyteteve të tjera, si Bratislava, Parisi, Vjena, Londra, Nju Jorku e më tej.

Të interesuarit për pjesëmarrje në konferencë mund të regjistrohen këtu: https://walk21.tirana.al/

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: 10,5 miliardë lekë për arsimin profesional, sipërmarrjen dhe inovacionin në projektbuxhetin 202

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektbuxhetin e institucionit që…

Global 360

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog i dorëzoi zyrtarisht sot mandatin liderit të partisë Yashar, Gadi Eisenkot, për formimin e qeverisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: 10,5 miliardë lekë për arsimin profesional, sipërmarrjen dhe inovacionin në projektbuxhetin 202

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat projektbuxhetin e institucionit që…