Kumbaro: Shqipëria ura që lidh destinacionet, mbi 1,2 milionë italianë vizituan vendin tonë në 2024

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ishte pjesë pjesë e Forumit të parë Ministerial kushtuar turizmit Itali-Ballkan: “Bridging destinations”, organizuar nga Ministria e Turizmit e Italisë, së bashku me disa nga vendet e Ballkanit.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ishte pjesë pjesë e Forumit të parë Ministerial kushtuar turizmit Itali-Ballkan: “Bridging destinations”, organizuar nga Ministria e Turizmit e Italisë, së bashku me disa nga vendet e Ballkanit.

Gjatë Ministeralit, Kumbaro prezantoi transformimin e Shqipërisë në turizëm që ka shërbyer edhe si një diplomaci njerëzore mes vendeve.

“Në vitin 2019 Shqipëria ka pritur 450 mijë vizitorë italianë, kurse në vitin 2024 më shumë se 1,2 milionë. Kush do ta kishte menduar në vitet ’90 në Itali? Historikisht kemi qenë ne shqiptarët që donim të zbulonim Italinë, ndërsa sot gjithnjë e më shumë italianët po kërkojnë të shijojnë Shqipërinë”, tha ministrja Kumbaro, gjatë fjalës së saj.

Ministrja e Turizmit të Italisë, Daniela Santachè u shpreh se Italia do ta kthejë këtë forum në një event të përhershëm, ndërsa i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani.

Gjatë fjalës së saj, Kumbaro theksoi se turizmi shqiptar ngrihet mbi vlerat e mikpritjes, por vizioni dhe projektet transformuese siç ka qenë rilindja urbane që u kanë kthyer estetikën, identitetin dhe funksionalitetin hapësirave publike, shesheve, shëtitoreve dhe qendrave historike kanë ndihmuar që këto vlera të përkthehen në ekonomi e histori.

“Një nga elementët më transformues të viteve të fundit ka qenë programi kombëtar i rikualifikimit urban, i cili ka rikthyer bukurinë dhe funksionalitetin në hapësirat publike, sheshet, shëtitoret pranë detit dhe qendrat historike. Për ne, estetika nuk është luks: ajo është një mjet zhvillimi. Kur një qytet është i bukur, ai tërheq; kur është i mirëmbajtur, ai gjeneron besim; kur është i jetueshëm, ai stimulon ekonominë.

Kjo “rilindje urbane” ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e turizmit dhe cilësinë e përvojës për banorët dhe vizitorët. Ka shumë sfida të brendshme, por edhe sfida e koordinimit të strategjive tona rajonale, shmangies së mbivendosjeve dhe promovimit të sinergjive. Ne kemi nevojë për një “regji të përbashkët” që krijon produkte të përbashkëta, itinerare të përbashkëta dhe tema që na bashkojnë. Ne duhet të jemi tërheqës për vizitorët nga tregjet e largëta, nga Azia, Australia dhe Amerika. Ata nuk udhëtojnë me orë të tëra vetëm për në Shqipërinë e vogël, Kroacinë, Malin e Zi e kështu me radhë. Ata mund të vijnë për në Itali dhe vendet e Ballkanit”, ishte mesazhi i ministres Kumbaro në ministerial.

Pjesëmarrës në këtë forum ishin ministrat e Turizmit të Greqisë, Kroacisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi.

Përgjatë eventit u zhvillua një seksion i hapur me operatorë turistikë dhe sipërmarrës në fushën e turizmit në Itali, të cilët në bashkëbisedim me ministrat, eksploruan mundësitë e zgjerimit të aktiviteteve të tyre edhe në vendet ballkanike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Krichbaum: Agjendë për ritëm edhe më të përshpejtuar të procesit të anëtarësimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë,…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali takon Krichbaum: Agjendë për ritëm edhe më të përshpejtuar të procesit të anëtarësimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë,…