Begaj pret admiralin Vandier: Shqipëria, e përkushtuar për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura

Presidenti Bajram Begaj priti sot komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier.


Presidenti Bajram Begaj priti sot komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier.

Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin.

Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Begaj e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive.

Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar me rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë deri në vitin 2035 dhe përkushtimin për t’i siguruar NATO-s kapacitetet e duhura.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e misioneve të NATO-s në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, duke theksuar rëndësinë e prezencës së tyre në rajon, pasi siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën.

Në përfundim të takimit, Kreu i Shtetit ritheksoi misionin e rëndësishëm që ka kjo komandë për modernizimin, transformimin dhe përshtatjen e NATO-s për t’u përballur me kërcënimet e sotme dhe sfidat e të ardhmes.

Burimi ATSH

Kumbaro: Mbyllja e kapitullit 25 konfirmon progresin në kërkimin shkencor dhe integrimin europian

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi mbylljen e kapitullit 25 të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, “Shkenca…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Mbyllja e kapitullit 25 konfirmon progresin në kërkimin shkencor dhe integrimin europian

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vlerësoi mbylljen e kapitullit 25 të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, “Shkenca…