Spiropali në Bullgari takim me Kryeministrin Jeliazkov: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, në datat 9-10 korrik po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit: Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Rosen Jeliazkov dhe Kryetaren e Parlamentit Nataliya Kiselova.


Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, në datat 9-10 korrik po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit: Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Rosen Jeliazkov dhe Kryetaren e Parlamentit Nataliya Kiselova.

Në ditën e parë të vizitës Spiropali u prit nga Kryeministri Rossen Jeliazkov.

Spiropali nënvizoi se “me Bullgarinë kemi marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyera në të gjitha nivelet, të cilat mbështeten në miqësinë tradicionale dhe në lidhjet historike, kulturore e njerëzore midis dy popujve tanë”.

“Bullgaria është një mbështetëse e vendosur e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, ashtu siç ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ku të dy vendet sot jemi partnerë të rëndësishëm e kontribues aktivë”, tha Spiropali.

Spiropali theksoi se “organizimi në Tiranë më 16 maj i Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian përbën një moment kyç në angazhimin në rritje të Shqipërisë për sigurinë dhe paqen në Europë”.

“Bullgaria është një partner ekonomik tradicional i Shqipërisë dhe mes vendeve tona ka mundësi të shumta bashkëpunimi në sektorët si infrastruktura, turizmi, energjia etj., të cilat ndihmojnë zhvillimin, ndërlidhjen, bashkëpunimin dhe integrimin e rajonit. Ndërtimi i Korridorit VIII është një investim strategjik i përbashkët, thelbësor edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bullgarisë si edhe atë rajonal”, u shpreh Spiropali.

Spiropali shtoi se “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe të dy vendet po kontribuojnë për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”.

Kryeministri Jeliazkov vlerësoi marrëdhëniet, partneritetin dhe miqësinë mes dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e vendosur të Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin për paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…