PE miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit në datën 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, datë 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.


Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit në datën 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, datë 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian.

“Ne mirëpresim raportin e Parlamentit Europian, vlerësojmë rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës, dhe falënderojmë eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit”, theksoi Spiropali.

Në mënyrë të veçantë, Spiropali ritheksoi mirënjohjen për raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, “për angazhimin e njëmëndtë, qasjen objektive dhe të balancuar si ndaj të arritjeve ashtu dhe sfidave që kemi përpara dhe mbi të gjitha bashkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta”.

“Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt dhe më mirë”, nënvizoi kryeparlamentarja.

Spiropali theksoi se, “ky raport vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri, në fakt në mënyrë të paprecedent – siç e theksoi vetë Komisionerja Kos në seancën e datës 8 korrik – në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në përputhje të plotë si me aspiratat e popullit shqiptar, ashtu edhe me vlerat themelore të Bashkimit Europian, për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e administratës publike dhe lirisë së medias”.

“Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë”, shkroi më tej Spiropali.

“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian dhe e konsiderojmë raportin një mesazh politik të rëndësishëm, i cili përkon tërësisht me mesazhin e qartë që qytetarët shqiptarë dhanë me votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit, për të ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit europian”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.

“Në jemi të vetëdijshëm dhe plotësisht të përkushtuar për natyrën rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit dhe për nevojën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë edhe më të thelluar me të gjitha institucionet europiane, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian”, theksoi më tej Spiropali.

Burimi ATSH

Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me partnerët ndërkombëtarë për zhvillim, ku diskutuan mbi…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Salla: Modele të reja zhvillimi dhe partneritet publik-privat për një bujqësi moderne

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me partnerët ndërkombëtarë për zhvillim, ku diskutuan mbi…