Gonxhja pret homologun izraelit: Forcim i bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja pret ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës , Eli Cohen


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës në qeverinë e Izraelit, Eli Cohen, me të cilin shkëmbyem mendime për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në disa sektorë me interes të ndërsjelltë.

Ministri Gonxhja bëri të ditur se gjatë takimi u diskutua mbi iniciativa konkrete, ku një theks i veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjes së inovacionit mes dy vendeve, me synimin për të krijuar një klimë sa më të favorshme për investimet izraelite në Shqipëri.

“U theksua rëndësia e zhvillimit të një ekosistemi të qëndrueshëm ekonomik që mbështet sipërmarrjen, teknologjinë dhe digjitalizimin”, shtoi ministri.

Po ashtu, sipas Gonxhes, vëmendja u përqendrua sidomos në promovimin e partneriteteve në fushat e kërkimit dhe zhvillimit (R&D), ku siç theksoi ministri, përvoja izraelite përbën një aset të çmuar për avancimin e kapaciteteve vendase dhe gjenerimin e zgjidhjeve të reja inovative me impakt konkret në ekonomi.

“Diskutuam gjithashtu mbi mundësitë për të zhvilluar projekte inovatore në sektorin e agritech dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore, fusha me potencial të lartë për ndikim afatgjatë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë mjedisor, ku teknologjia luan një rol kyç”, deklaroi Gonxhja.

Në takim, tha ai, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit edhe në fushën e edukimit dhe inovacionit shkencor, përmes shkëmbimeve akademike dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe qendrave të ekselencës kërkimore të të dy vendeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Emërohen tre zv.ministra të rinj

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në rang zëvendësministrash.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Emërohen tre zv.ministra të rinj

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme disa ndryshime në rang zëvendësministrash.