Ambasadorja Huber në Lin: Zvicra, partnere strategjike e Shqipërisë në zhvillim dhe integrim

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber vizitoi sot Linin në Pogradec, ku vlerësoi bashkëpunimin mes ekspertëve zviceranë dhe atyre shqiptarë në fushën e arkeologjisë.


Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, vizitoi sot Linin në Pogradec, ku vlerësoi bashkëpunimin mes ekspertëve zviceranë dhe atyre shqiptarë në fushën e arkeologjisë.

Në një prononcim për mediet, ambasadorja zvicerane theksoi rëndësinë e këtij partneriteti në zbulimin dhe ruajtjen e historisë së liqenit të Ohrit.

“Për ne si ambasadë e Zvicrës në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga Universiteti i Bernës me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të vjetër të Ohrit, në Pogradec. Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu në Lin”, tha ambasadorja.

Huber theksoi se Ambasada zvicerane në Shqipëri ka një përfshirje të madhe me programe në fusha të ndryshme me Shqipërinë.

“Pikësëpari dua të them se aktiviteti këtu nuk është financuar nga ambasada e Zvicrës, por është përfshirë Universiteti i Bernës. Jemi ende financues të fuqishëm për Shqipërinë, nuk ka një reduktim specifik për agrikulturën. Një nga projektet më të mëdha që kemi mbështetur për 12 vite po përmbyllet tani, është një përfundim i planifikuar i projektit 12-vjeçar për punësimin e të rinjve, turizmin, agrikulturën. Siç e shihni, projekti jonë ka qenë shumë i gjerë edhe në kohë, në mbështetjen e procesit të zhvillimit edhe institucional për kohë të gjatë”, shtoi ambasadorja.

Në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ambasadorja ripërsëriti mbështetjen e Zvicrës, duke theksuar se Shqipëria ka bërë progres të shpejtë.

“Zvicra nuk është anëtare e BE-së, por shohim që integrimi i Shqipërisë në Europë është një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare. Me programin tonë për zhvillim ne mbështesim integrimin në BE. Shpresojmë që në fusha të ndryshme që ne mbështesim për zhvillimin e mëtejshëm, kontribuojmë që Shqipëria të arrijë standardet e kërkuara dhe ato që duhen për integrimin në BE. Duam të forcojmë institucionet e ndryshme të shtetit shqiptar dhe shohim një progres shumë të shpejtë”, përfundoi ajo. (rtsh.al)

Lexo më shumë nga

Rama: Beteja jonë, për mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur sot zërave që e kanë cilësuar si presion ndaj drejtësisë, dërgimin në Gjykatën Kushtetuese,…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Beteja jonë, për mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur sot zërave që e kanë cilësuar si presion ndaj drejtësisë, dërgimin në Gjykatën Kushtetuese,…