Spiropali: Ekspertiza e Avokatit të Popullit, burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të Avokatit të Popullit, mbajtur në Pallatin e Brigadave, theksoi rëndësinë e këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e mekanizmave demokratikë të kontrollit.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në ceremoninë e 25-vjetorit të krijimit të Avokatit të Popullit, mbajtur në Pallatin e Brigadave, theksoi rëndësinë e këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e mekanizmave demokratikë të kontrollit.

Spiropali bëri të ditur se ky institucion është ndërtuar mbi një mandat të qartë kushtetues për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari dhe për të përforcuar mekanizmat e kontrollit demokratik.

Spiropali theksoi se duke qenë një institucion i ri në një shtet që vinte nga një përvojë e gjatë e shpërfilljes dhe shtypjes së të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit ka qenë për 25 vite jo vetëm mbrojtës i këtyre të drejtave, por edhe edukues në mënyrën e operimit të institucioneve shtetërore, duke synuar një qasje më humane, më të ndërgjegjshme dhe respektuese ndaj të drejtave të qytetarit.

“Nëse ka një vijë demarkacioni ku ndahet një shtet demokratik nga një autokraci brutale, ajo është qasja e superstrukturës së shtetit ndaj qytetarit të vet. Shteti në vetvete është një instrument force, por kur një shtet kujdeset të ndërtojë dhe mirëmbajë mjete që frenojnë vetë shtetin nga tejkalimi i procesit, manifestimi i arbitraritetit dhe diktati i pashpirt i dhunës mbi frymën, atëherë mund të jemi të sigurt se po jetojmë në demokraci. Kur virtyti dobësohet, republika rrëshqet drejt tiranisë. Virtyti është ai pa të cilin rrotat brutale të makinerisë shtetërore shfrenohet,” tha Spiropali.

Në këtë 25-vjetor, Spiropali falënderoi Avokatin e Popullit për punën e vazhdueshme në mbajtjen e institucioneve të virtytshme dhe për forcimin e republikës demokratike.

Avokati i Popullit, tha ajo, ka zhvilluar një gamë të gjerë iniciativash, duke përfshirë shqyrtimin e ankesave dhe rekomandimeve ligjore që kanë ndihmuar në zbulimin e dobësive në administratë dhe forcimin e transparencës.

Përmes bashkëpunimit me Kuvendin, shtoi Spiropali, ky institucion ka kontribuar në korrigjimin e çështjeve të drejtësisë sociale, përmirësimin e shërbimeve publike dhe ngritjen e standardeve të trajtimit të grupeve më vulnerabël.

Sipas Spiropalit, Kuvendi ka pranuar dhe trajtuar me seriozitet shumicën e rekomandimeve që vijnë nga Avokati i Popullit.

“Kjo sinergji ka sjellë përmirësime të rëndësishme, si rishikimi i procedurave të mbrojtjes së fëmijëve në sistemin social, përforcimi i mbikëqyrjes së institucioneve të vuajtjes së dënimit, dhe ndërhyrjet në reformën e shërbimeve shëndetësore te pacientët kronikë“, deklaroi kryetarja e Kuvendit.

Ndërkohë, tha ajo, përpara procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, roli i Avokatit të Popullit merr më shumë rëndësi.

Sipas saj, integrimi në familjen tonë natyrale evropiane kërkon përputhje të plotë me standardet e të drejtave të njeriut dhe mekanizmat e pavarur të mbikëqyrjes.

Europa dhe institucionet e saj, mbi të gjitha, theksoi Spiropali, janë të ndërtuara mbi vlerat, ku në qendër qëndron njeriu, të drejtat dhe dinjiteti i tij.

“Eksperienca dhe ekspertiza që Avokati i Popullit ka ndërtuar gjatë 25 viteve bëhet një burim i vyer për këshillimin e reformave legjislative dhe administrative”, tha ajo.

Spiropali theksoi se sfidat e së ardhmes kërkojnë një përkushtim të përbashkët, zbatim rigoroz të rekomandimeve tuaja, bashkëpunim në ngritjen e legjislacionit bashkëkohor dhe shkëmbim të të dhënave mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, që janë elementë thelbësorë për të forcuar besimin e qytetarëve te institucionet.

“Kuvendi do të përmirësojë procedurat e konsultimit me ju dhe do t’i dedikojë vëmendje të veçantë monitorimit të zbatimit të rekomandimeve. Së bashku mund të garantojmë që secili raport të mos mbetet vetëm një përmbledhje e situatës, por një bazë për veprime konkrete legjislative dhe administrative”, theksoi Spiropali.

Spiropali po ashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së takimeve të rregullta dialogu mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…