Manja: Pushuesit ndihen të respektuar në Lezhë, kur shteti është krah qytetarëve ndryshimi ndodh

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, ka vlerësuar punën e bashkisë së Lezhës në lidhje me menaxhimin e bregdetit këtë sezon turistik.


Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, ka vlerësuar punën e bashkisë së Lezhës në lidhje me menaxhimin e bregdetit këtë sezon turistik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Manja e cilëson punën e bërë në bashkinë e Lezhës si një “model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime”.

Sipas Manjës pushuesit që kanë mbushur bregdetin e Lezhës këtë verë janë të mbushur me një ndjesi “lirie, paqe, pastërti dhe dinjitet qytetar”.

“Pushues nga çdo cep i Shqipërisë, Kosovës dhe nga e gjithë bota po shijojnë më në fund detin pa stresin e dikurshëm, pa “sherifë” me kapele e çanta luksoze që silleshin si pronarë të trashëguar të bregdetit. Sot, ai realitet i trishtë në bregdetin e Lezhës i përket të kaluarës”, shkruan Manja.

Manja shton se “kjo verë po dëshmon se kur shteti vendos të jetë në krah të qytetarëve, ndryshimi ndodh. Dhe për këtë, qartësisht, Pjerin Ndreut, Kryetarit të Bashkisë Lezhë, i duhet dhënë haku që i takon!”.

“Në një kohë kur shumë ndër ne ishin skeptikë, ai qëndroi fort në mbështetje të vendimit historik të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama, që u konkretizua me VKM nr. 649/2024. Ky vendim u riktheu qytetarëve atë që me të drejtë është e tyre – hapësirat publike në plazhe”, shkruan Manja.

Sipas Manjës, “falë vendosmërisë dhe punës së palodhur të stafit të Bashkisë Lezhë, ky vendim po zbatohet me korrektësi në çdo metër të bregut – pa përjashtime, pa kompromis, me prioritet interesin publik dhe dinjitetin e pushuesve të zakonshëm, pavarësisht statusit apo buxhetit të tyre”.

“Për herë të parë pas shumë vitesh, në Shëngjin, Rana e Hedhun, Tale dhe në çdo cep të bregdetit të Lezhës, qytetarët ndihen të respektuar. Jo si klientë të detyruar, por si qytetarë që u njihet dhe respektohet e drejta”, thekson Manja.

Manja shkruan më tej se plazhet “tani janë hapësira të lira dhe të ndershme, pa monopole, pa abuzime, pa interesa të pista. Janë plazhe për të gjithë – ashtu siç duhet të jenë në një vend që synon zhvillimin e vërtetë dhe të barabartë”.

“Dhe nuk ka muzikë më të bukur sot në bregdetin e Lezhës sesa zërat në gjuhë të huaj dhe në shqip që thonë: “Faleminderit, sivjet plazhi është krejt ndryshe!” Kjo është Lezha që duam dhe Shqipëria që meritojmë. Një vend i lirë që respekton dinjitetin, që zbaton ligjin me drejtësi, që mbron qytetarin e zakonshëm dhe na kujton se dielli dhe rëra nuk janë luks, por e drejtë e çdo qytetari!”, shkruan Manja.

Sipas Manjës kjo është një fitore e përbashkët që na bën të ndihemi krenarë për vendin tonë.

Manja shton se bashkia, Policia e Shtetit dhe të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të vijojnë ta ruajnë këtë standard me të njëjtin angazhim, duke ndëshkuar çdo tentativë për ta përmbysur këtë model menaxhimi.

“Kjo është Shqipëria që duam – një Shqipëri e lirë, e drejtë dhe e ndershme. Një Shqipëri që i shërben qytetarit, jo klientelës. Një Shqipëri që na bashkon të gjithëve nën të njëjtin diell dhe përpara të njëjtit det”, shkruan Manja.

Sa u përket kritikave, Manjë nënvizon se “zërat e çjerrë dhe ofshamat e ziliqarëve, nihilistëve dhe kundërshtarëve politikë që duan të njollosin e baltosin modelin e shkëlqyer të Bashkisë Lezhë në menaxhimin e plazhit në dobi të pushuesve, humbasin në korin e falënderimeve të pushuesve në të gjitha gjuhët e botës për Bashkinë e Lezhës – një falënderim që nuk ka nevojë për përkthim, sepse fjala “faleminderit” është tashmë pjesë e fjalorit të tyre, pavarësisht kombësisë. I bashkon bregdeti i Lezhës dhe i gjithë Shqipërisë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

BE, donatori më i madh në Shqipëri me mbi 1,9 miliardë euro ndihmë që nga 2007-a

Në Tiranë u mbajt mbledhja e Komitetit të Monitorimit të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA), një takim i nivelit…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

BE, donatori më i madh në Shqipëri me mbi 1,9 miliardë euro ndihmë që nga 2007-a

Në Tiranë u mbajt mbledhja e Komitetit të Monitorimit të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA), një takim i nivelit…