Begaj mirëpret Samitin e SEECP-së: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj zhvillohet në Tiranë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.


Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj zhvillohet në Tiranë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Presidenti Begaj mikpriti presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar; presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic; presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani; kryetaren e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Željka Cvijanović; presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Ky i fundit do të marrë kryesimin e radhës së SEECP-së për vitin e ardhshëm.

Kreu i Shtetit u uroi, gjithashtu, mirëseardhjen në samit kryeministrit të Serbisë, Đuro Macut, si dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihai Popşoi, ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë Emilian Horatiu Hurezeanu, ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe Sekretarit të Shtetit për Çështjet Politike të Kroacisë, Frano Matušić. Në samit morën pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), z. Amer Kapetanović, dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, të cilëve Presidenti Begaj u uroi mirëseardhjen.

Samiti me temë: “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE”, synon që anëtarët aspirantë të BE-së, vendet e BE-së dhe partnerët të bashkëpunojnë duke reflektuar mbi progresin e kësaj platforme për të ecur përpara në të njëjtin drejtim në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Shqipëria mori për herë të tretë kryesimin e SEECP-së në vitin 2024 dhe kjo Presidencë vjen në vazhdën e aksioneve të tjera të rëndësishme diplomatike, që nga kryesimi i Procesit të Berlinit në vitin 2023, tek Iniciativa e Evropës Qendrore, Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi në vitin 2024 dhe MARRI (Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatët) në vitet 2024–2025.

Gjatë Kryesisë së radhës, Shqipëria u përqendrua në bashkëpunim dhe politika përmes lidhjeve më të forta ndër-rajonale, në rritjen ekonomike, sigurinë, në thellimin e bashkëpunimit në shumë sektorë, si: shëndetësi, kulturë, turizëm dhe arsim. Shqipëria u angazhua fort për të siguruar që procesi të mbetej gjithëpërfshirës, konstruktiv dhe me vizion.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ka dëshmuar se është një platformë e vlefshme për dialog, për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbajtjen gjallë të vrullit të integrimit evropian.

Prioritetet kryesore të SEECP-së mbeten stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe reformat për bashkimin me unionin evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Me ambasadoren e ShBA-ve në Athinë diskutuam çështje të interesit të lartë amerikan

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot detaje nga pritja në kryeministri e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Me ambasadoren e ShBA-ve në Athinë diskutuam çështje të interesit të lartë amerikan

Kryeministri Edi Rama zbardhi sot detaje nga pritja në kryeministri e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë,…