Begaj: Shqetësim për tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot shqetësim për tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot shqetësim për tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkova dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) të mbajtur sot në Tiranë, në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria, Begaj i bëri thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

“Përparimet e bashkëpunimit rajonal janë të prekshme. Procesi i zgjerimit të BE-së nuk lidhet vetëm me integrimin ekonomik dhe reformat politike, por edhe me forcimin e sigurisë evropiane. Lufta në Ukrainë e ka treguar qartë se paqja, siguria dhe stabiliteti në Evropën Juglindore janë pjesë e arkitekturës më të gjerë evropiane të sigurisë”, tha Begaj.

“Shqipëria shpreh shqetësim për tensionet në rritje mes Izraelit dhe Iranit. Ky konflikt ka pasoja serioze për Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Shqipëria riafirmon të drejtën e Izraelit për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve të vet. Po ashtu i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë programet bërthamore dhe balistike dhe të përmbushë detyrimet e tij në përputhje me ligjin ndërkombëtar, përfshirë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore”, theksoi Kreu i Shtetit.

“Shqipëria i bën thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale dhe për përpjekje diplomatike për të çtensionuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, nënvizoi Presidenti Begaj.

“Për Evropën Juglindore këto konflikte janë një paralajmërim dhe një kujtesë për brishtësinë e paqes dhe shpeshtësinë dhe shpejtësinë me të cilën mund të përhapet paqëndrueshmëria”, tha ai.

Lexo më shumë nga

Hoxha: Në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Lindjen e Mesme, 17 të evakuuar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Lindjen e Mesme, 17 të evakuuar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët…