Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

Samiti i SEECP-së u mbajt sot në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Sipas tij, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.

“Ishte deklaratë e Tiranës. Patjetër që u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. U refuzua nga Serbia dhe Bosnja, të cilat kanë të drejtën e tyre për të mos e miratuar deklaratën e përbashkët”, tha Begaj.

Për Kosovën, Begaj u shpreh se, “ne ramë dakord që çështja e sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës është një çështje që unë e kam deklaruar në të gjitha daljet e mia publike, që është një çështje e padrejtë, një çështje që duhej zgjidhur shumë kohë përpara dhe nesër është shumë vonë, sepse sanksionet nuk janë vendosur për politikanët kosovarë, sanksionet janë vendosur për qytetarët e Kosovës për të pasur ato shërbime të mira publike”.

I pyetur nëse pjesa e sanksioneve do të jetë pjesë e deklaratës së përbashkët, Begaj u shpreh se, “është një deklaratë shtesë, që është e shënuar në protokoll, që bëhet bazuar në të gjithë ligjet ndërkombëtare, e bërë nga Prishtina”.

Lidhur me pretendimet e Serbisë, Begaj tha se, “Beogradi dhe Sarajeva kishin pretendimet e tyre për çështje të lidhura me sigurinë. Por unë mendoj që siguria nuk është vetëm brenda shtëpisë sonë. Siguria është një term dhe definicion më i përhapur më i gjerë dhe çfarë sot ndodh në botë është një rrezik për stabilitetin jo vetëm atje ku ndodh, por për të gjithë vendet e botës”.

“Ne kemi kuptuar shumë mirë se çfarë ndodhi me agresionin e pajustifikuar rus ndaj Ukrainës që solli, mbi të gjitha, probleme, jo vetëm për vendet e përfshira në konflikt, por po ashtu dhe për vendet e tjera për prishjen e zinxhirit të furnizimit”, tha Begaj.

I pyetur për qëndrimet në takim lidhur me tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Begaj tha se, “unë thashë që deklarata e Tiranës zyrtare u miratua nga shumica e vendeve pjesëmarrëse”.

“Kështu që kur them që u miratua nga shumica, përveç Beogradit dhe Sarajevës, të tjerët nuk kishin asnjë lloj pretendimi. Atë çfarë ne thamë është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë. Politika e jashtme e Shqipërisë është 100% e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian. Kemi hapur dhe kapitullin përkatës për këtë gjë dhe besoj se është gjëja e duhur që ne kemi bërë”, deklaroi Begaj.

Samiti i SEECP-së u mbajt sot në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit.

Lexo më shumë nga

Gogu pret ministren austriake Sporrer: Mbështetje për integrimin europian

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer, në një takim ku…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu pret ministren austriake Sporrer: Mbështetje për integrimin europian

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer, në një takim ku…