Spiropali: Shqipëria brenda 2027-s do të mbyllë negociatat, anëtarësim në BE brenda dekadës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali replikoi në seancën e sotme plenare me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali replikoi në seancën e sotme plenare me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Spiropali shprehu indinjatën për aksionet e PD-së në Bruksel ku theksoi ajo, i bëhet opozitë Shqipërisë.

“Jo sepse dua të bëj replikë me ju, por dua të shpreh jo vetëm shqetësimin, por edhe indinjatën time, për aksione të tilla alla opozite shqiptare, dhe nuk po i ndaj, kur në dyert e Brukselit, në dyert e të gjithë partnerëve tanë nuk i bëhet opozitë qeverisë, as flitet për standarde, as kërkohet përmirësimi i standardeve, por i bëhet opozitë Shqipërisë”, tha Spiropali.

Kryeparlamentarja theksoi se, poshtërohet Shqipëria duke thënë të pavërteta haluçinante që nuk guxojnë t’ia thonë as armiqtë më të përbetuar të saj.

Spiropali u shpreh se, atë që nuk guxon ta thotë racisti më i fundit në Europë, e thotë ai që quhet lideri i opozitës shqiptare.

“Në fakt, poshtërohet Shqipëria, thuhen të pavërteta haluçinante që nuk bazohen në asnjë realitet dhe në asnjë raport, ku Shqipërisë nuk guxojnë t’ia thonë as armiqtë më të përbetuar të saj. Dhe nuk guxon ta thotë për Shqipërinë as racisti më i fundit në Europë, atë guxon ta thotë ai që quhet lideri i opozitës shqiptare”, tha Spiropali.

“Më vjen shumë keq që ju bëheni vegla të tij, më vjen shumë keq që bëheni vegla të një njeriu të vetëm, i cili nuk përballet me qeverinë, nuk bën analizën e humbjes, e cila është mbi 200 mijë vota opozitare, që janë humbur. Ju nuk bëni analizën as në qarqet tuaja, as në zonat tuaja ku mbani përgjegjësi. Ju flisni për kriminalizim të Shqipërisë, në Bruksel nuk u fol asfare me gjuhën e OSBE/ODIHR-it dhe të raportit, që në doni të dini opinionin tim, sigurisht që raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it do të vihet në çdo tryezë deputeti dhe në çdo institucion që ka për detyrë të reflektojë për rekomandime; ju flisni në këto tryeza me gjuhën e atyre që nuk urrejnë qeverinë, as Edi Ramën, por urrejnë Shqipërinë dhe ju njehsoni Shqipërinë me Edi Ramën, sepse ju nuk mund të pranoni që ju ka mundur në dhjetë gara elektorale dhe kështu siç flisni dhe veproni ju, do t’ju mundë gjithmonë sepse nuk ka shqiptar që mund të pranojë një gjuhë të tillë për Shqipërinë”, tha ajo.

Spiropali theksoi se, Shqipëria është ajo që brenda 2027-s do të mbyllë negociatat dhe do të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

“Shqipëria nuk është një narkoshtet, Shqipëria nuk është një vend i kriminalizuar, Shqipëria patjetër ka problemet e saj, të cilat adresohen, Shqipëria është ajo që thonë raportet e partnerëve tanë, të cilët na shohin me lupë, nga Komisioni Europian, te Komisionerja për Zgjerimin, te Parlamenti Europian dhe te përfaqësuesit më të lartë të tyre”, tha Kryetarja e Kuvendit.

“Shqipëria është ajo që brenda 2027-s do të mbyllë negociatat me BE-në, me apo pa ju, dhe do të anëtarësohet në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade, jo për ne, jo vetëm për socialistët, por për të gjithë fëmijët e këtij vendi”, theksoi Spiropali.

“Mos i dilni përballë fatit europian të Shqipërisë, është tren që kalon shumë shpejt; mund t’ju duket si dritë në fund të tunelit, por në fakt është treni që po ju vjen përballë”, përfundoi Spiropali.

Burimi ATSH

Kumbaro në ministerialin “Adaptation Days”: Vjosa, simbol i modelit shqiptar që mbron natyrën

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në ministerialin “Adaptation Days” të organizuar nga Banka Europiane e Investimeve…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro në ministerialin “Adaptation Days”: Vjosa, simbol i modelit shqiptar që mbron natyrën

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në ministerialin “Adaptation Days” të organizuar nga Banka Europiane e Investimeve…