Balla: Miratimi deri më 30 qershor i 5 pr.ligjeve, mund të përfitojmë 27 milionë euro nga BE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se, miratimi deri më 30 qershor i 5 projektligjeve të rëndësishme, janë çelësi për të hapur rrugën e financimeve evropiane.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se, miratimi deri më 30 qershor i 5 projektligjeve të rëndësishme, janë çelësi për të hapur rrugën e financimeve evropiane.

Në fjalën e mbajtur sot në Konferencën e Kryetarëve, Balla nënvizoi se, miratimi i këtyre ligjeve është kusht për disbursimin e fondeve nga Bashkimi Evropian në kuadër të “Reform and Growth Facility”, ku Shqipëria mund të përfitojë 27 milionë euro mbështetje buxhetore, me kusht që këto ligje të miratohen brenda datës 30 qershor 2025, sipas afatit të përcaktuar nga Komisioni Evropian.

Miratimi i tyre, thekson Balla, formëson bindjen se Shqipëria avancon progresivisht me reformat evropiane në sektorët e poshtë përmendur ekonomik me shpejtësi e angazhim serioz.

“5 nga projektligjet që kemi aktualisht në proces miratimi janë: Dy projekt-ligje në sektorin e bujqësisë: që përafrojnë plotësisht Acquis të Bashkimit Evropian, duke shënuar një hap të madh para në këtë fushë – projekt-ligji për shëndetin e bimëve dhe projekt-ligji për shëndetin e kafshëve; Dy projekt-ligje në sektorin e energjisë: projekt-ligji për energjinë e rinovueshme nga biomasa/biokarburantet dhe projekt-ligji për performancën energjetike të ndërtesave dhe një ligj në fushën e shtetit të së drejtës: Projektligji për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, një nismë shumë e rëndësishme në fushën e bashkëpunimit me BE etj., në lidhje me identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve nga aktivitetet kriminale (përfarim i Acquis në fushën e luftës kundër krimit të organizuar)”, tha Balla.

Balla theksoi se, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE, duke hapur në rreth 8 muaj, negociatat për anëtarësim, për 24 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Evropian.

“Ne synojmë të avancojmë me përgatitjet për negociatat teknike për të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027, një sfidë e madhe dhe e fortë, por njëherësh, një mundësi e madhe po ashtu drejt anëtarësimit, si dhe të plotësojë të gjitha kriteret për anëtarësim në BE deri në vitin 2030”, deklaroi ai.

Vengu në Bunavi: 149 rekrutë dhe 76 kadetë nisin rrugëtimin ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në repartin ushtarak të Bunavisë në Vlorë, ku përshëndeti 149 rekrutët…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu në Bunavi: 149 rekrutë dhe 76 kadetë nisin rrugëtimin ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në repartin ushtarak të Bunavisë në Vlorë, ku përshëndeti 149 rekrutët…