Bashkëpunim rajonal në sektorin e energjisë dhe burimeve natyrore

Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) morën pjesë në konferencën e 60-të të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC), që u mbajt në Zagreb, ku u mblodhën aktorë kryesorë të sektorit energjetik nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Gjatë kësaj konference, drejtues të AKBN-së prezantuan eksperiencën dhe qëndrimet e tyre lidhur me sfidat dhe mundësitë që paraqet sektori i hidrokarbureve në Shqipëri dhe rajon.

Përfaqësuesit e AKBN-së theksuan progresin e bërë nga Shqipëria në promovimin e potencialit të burimeve natyrore dhe nxitjen e investimeve të huaja në sektorin energjetik.

Në fjalën e tyre, ata theksuan rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë rajonal për përballimin e sfidave të përbashkëta, duke shfaqur gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet dhe shkëmbimin e njohurive me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky angazhim i AKBN-së në një platformë kaq të rëndësishme konfirmon rolin kyç të saj si urë lidhëse në bashkëpunimin rajonal dhe global në fushën e burimeve natyrore dhe energjisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen ekonomike të vendit”, bën të ditur AKBN.

Burimi ATSH

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia