Spiropali: Objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

Kryeparlamentarja e Shqipërisë mori pjesë në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Iniciativës Adriatiko-Joniane.


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë sot, në Konferencën e 19-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, që zhvillohet në Janinë, Greqi.

Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se, Bashkimi Evropian po përballet me sfida të shumta.

“Këto sfida, theksoi Spiropali, “kërkojnë një Evropë më të madhe, më të fortë, më të sigurt, më solidare. Kërkojnë një Evropë të re në një botë të re, e cila po ndryshon dramatikisht. Në këtë Evropë të re kufijtë politikë do të të afrohen gjithnjë e më shumë me kufijtë gjeografikë dhe kulturorë të saj”.

“Zgjerimi më tepër se asnjëherë më parë nuk përbën më një barrë, por një zgjidhje dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përbëjnë më një problem të shtuar, por një vlerë të shtuar për BE-në”, tha Kryetarja e Kuvendit.

“Kjo e vërtetë e pranuar më herët prej vendeve tona, po pranohet tashmë dhe nga institucionet evropiane dhe nga vendet anëtare”, shtoi Spiropali.

“Zhvillimi i Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, i pari samit që mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe në një shtet anëtar të nismës Adriatiko-Joniane, rikonfirmoi rëndësinë e rajonit dhe angazhimin e Shqipërisë ndaj projekteve tona të përbashkëta”, tha ajo.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Spiropali nënvizoi se, “zgjedhjet rikonfirmuan shumicën qeverisëse madje me një rezultat më të qartë dhe më solid se 4 vjet më parë, por më i rëndësishëm dhe më domethënës se rezultati është fakti që shumica qeverisëse u rikonfirmua për shkak të planit të qartë për perspektivën evropiane të Shqipërisë”.

“Ne kemi vendosur si objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 dhe përfundimin e procesit të negociatave teknike brenda vitit 2027”, tha Kryetarja e Kuvendit, duke shtuar se, “tashmë ky objektiv është shndërruar në një plan të dakodësuar me institucionet evropiane, Parlamentin Evropian, Komisionin Evropian si dhe ka fituar mbështetjen e vendeve anëtare. Këtë mbështetje e ka shprehur presidentja e KE, Von der Leyen, Presidentja e PE, Roberta Metsola, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos si dhe na kujton sesa larg kemi arritur”.

Spiropali u shpreh “mirënjohëse që vendet anëtare të nismës Adriatiko-Joniane, njëkohësisht shtete anëtare të BE-së, Greqia, Italia, Kroacia dhe Sllovenia janë mbështetëse të fuqishme të anëtarësimit të Shqipërisë.

“Javën e kaluar, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë të Presidentit të Francës, Macron ai shpalli mbështetjen e Francës për këtë objektiv kombëtar të Shqipërisë. Këtë mbështetje e bëri të qartë edhe kryeministrja e Italisë, Meloni dhe udhëheqës të shteteve anëtare të BE-së gjatë samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian”, tha Spiropali.

“Mbajtja e këtij samitit në Shqipëri rikonfirmoi vizionin tonë për Bashkimin me BE-në, si vendi kandidat që ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt këtij qëllimi”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Burimi ATSH

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…