Themeli: Ekonomia në trend pozitiv zhvillimi për 3 vitet në vijim

Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë tha se, “ekonomia shqiptare vijon në trend pozitiv zhvillimi”


Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë tha se, “ekonomia shqiptare vijon në trend pozitiv zhvillimi të shfaqur në drejtim të rritjes ekonomike solide, inflacionit të ulët nën kontroll, nivel të ulët të borxhit publik, si dhe treguesit në përmirësim të tregut të punës”.

Sipas tij, perspektiva e ekonomisë në trend pozitiv zhvillimi do të vijojë edhe për 3 vitet në vijim.

“Ritmi i rritjes ekonomike për vitin 2024 qëndroi në nivelin 4%, i ushqyer në një masë të madhe nga zgjerimi i konsumit familjar dhe investimeve të përgjithshme në ekonomi, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat. Zgjerimi i kërkesës së brendshme pasqyron si bilance të shëndosha financiare të ekonomisë shqiptare, ashtu edhe kushte të favorshme të financimit, që do të thotë niveli i normave të interesit dhe kushtet e përgjithshme të kreditimit, kanë favorizuar një rritje të shpejtë të kredisë, të cilat kanë mbështetur zgjerimin e konsumit dhe investimeve”, u shpreh Themeli.

Ai tha se, gjatë vitit 2024, ka pasur nivel inflacioni 2,2%, lehtësisht nën objektivin e Bankës Qendrore, që në një pjesë të madhe lidhet me efektin frenues që ka sjellë forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit gjatë vitit 2024.

“Për vitin 2025 e në vazhdim, pavarësisht problematikave që ka parashikimi i kursit të këmbimit, ne presim një ecuri më të balancuar të këtij treguesi në raport me zhvillimet që janë vënë re dy vitet e fundit, që do të thotë që edhe efekti frenues në inflacion që kemi pasur në 2023 dhe 2024, nuk do të jetë më aq i fortë në të ardhmen”, u shpreh Themeli.

Sipas tij, rritja e eksporteve, ecuria pozitive e turizmit do të mbështesin rritjen e ekonomisë krahas evidentimit tashmë të zgjerimit të aktivitetit, kryesisht të sektorit të shërbimit dhe ndërtimeve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Protestat, Rama: Ka vetëm një rrugë, dialogu demokratik me qeverinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish sot në lidhje me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, teksa thekson se rruga…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Protestat, Rama: Ka vetëm një rrugë, dialogu demokratik me qeverinë shqiptare

Kryeministri Edi Rama, reagoi sërish sot në lidhje me protestat e zhvilluara kundër investimit në Zvërnec, teksa thekson se rruga…