Rama: Shqipëria në BE brenda kësaj dekade, misioni ynë kombëtar

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se Shqipëria në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade është misioni ynë kombëtar.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se Shqipëria në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade është misioni ynë kombëtar.

Në takimin përmbyllës elektoral të zgjedhjeve të 11 majit në Tiranë, Rama u shpreh se “fati europian i Shqipërisë ka ardhur në dorën tonë”.

“Për Shqipërinë që do të mbyllë negociatat e anëtarësimit në BE brenda 2027. Të gjitha të tjerat janë detyra, ndërsa Shqipëria në BE brenda kësaj dekade është misioni ynë kombëtar, është fati europian i Shqipërisë që ka ardhur në dorën tonë”, tha Rama.

“Unë nuk besoj te rastësitë, unë besoj se fati europian ka ardhur në dorën tonë dhe dora jonë është në fletën e votimit për ta mbajtur fatin në dorë dhe për të vendosur për fatin me duart tona më në fund. Dora me pesë gishtat ka brenda mundësinë e një vote krenare për një Shqipëri krenare në familje europiane, për një Shqipëri të re”, tha Rama.

Rama tha se vota në 11 maj është për një Shqipëri që ngrihet në lartësinë e ëndrrave të fëmijëve të saj.

“Për një Shqipëri drejt finishit të një rrugëtimi të gjatë sa vetë ekzistenca e shqiptarëve në zemër të Europës. Për një Shqipëri ku barazia para ligjit kthehet në ligjësi e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe ku përkatësia europiane nuk është vetëm me zakon, por edhe me ligj. Jo vetëm në fletët e historisë, por në fletët e pasaportës europiane të çdo fëmije të Shqipërisë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Rama: 11 maji do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane

Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të PS-së përballë fotove nga takimet elektorale të Partisë Demokratike…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama për “Corriere della Sera”: Me “Giro d’Italia” bëhemi më në fund protagonistë në skenën globale, një hap tjetër drejt Europës

Dhe pikërisht sot, nga vendi i shqiponjave nis Giro d’Italia, me etapën e parë Durrës–Tiranë, prej 160 kilometrash. “Do të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: 11 maji do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane

Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të PS-së përballë fotove nga takimet elektorale të Partisë Demokratike…