Rama: Nga hekurudhat, portet e aeroportet, tek ekonomia e shëndetësia, prioritetet qeverisëse në mandatin e katërt

Në takimin përmbyllës elektoral të zgjedhjeve të 11 majit në Tiranë, Rama shprehu bindjen se “PS do të marrë mandatin e katërt me të paktën 78 mandate dhe nuk do të humbasë asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE”.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, renditi sot disa nga planet e qeverisjes duke u ndalur në çdo sektor, për të cilat PS kërkon mandatin e katërt.

Në takimin përmbyllës elektoral të zgjedhjeve të 11 majit në Tiranë, Rama shprehu bindjen se “PS do të marrë mandatin e katërt me të paktën 78 mandate dhe nuk do të humbasë asnjë ditë për Shqipërinë 2030 në BE”.

“Nuk do të humbim asnjë ditë për Shqipërinë me një prodhim të brendshëm që do ta çojmë në 35 miliardë euro në vitin 2030. Për Shqipërinë me pagën mesatare të paktën 1 mijë euro, nga 848 euro që e kemi sot dhe me pensionin minimal 200 euro”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri garantoi se “nuk do të humbasim asnjë ditë për Shqipërinë turistike”.

“Me investime shembullore të nivelit të lartë nga veriu në jug, që do ta bëjnë vendin një “Sy të kaltër” në mes të Mesdheut që të gjithë do të duan ta shohin dhe nga i cili të gjithë do të duhet të shihen”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri siguroi se Tirana do të bëhet platforma e një koleksioni spektakolar të arkitekturës moderne.

“Për Shqipërinë me një industri të rilindur ushtarake dhe me një industri të zhvilluar agroushqimore. Për Shqipërinë me një nivel ende më të lartë sigurie dhe rrugë kombëtare e qytete të mëdha. Me shkolla të mbuluara të tëra me sistem kamerash inteligjente”, tha Rama.

Në sistemin shëndetësor, Rama veçoi krijimin e një qendre shëndetësore rajonale ekselence në kompleksin e QSUT-së dhe spital të gjeneratës së fundit në zonën e Durrësit, si dhe me universitet europian mjekësie.

“Për Shqipërinë me një nivel të ri mbrojtje të mjedisit dhe administrimit të mbetjeve. Për Shqipërinë me shërbime ende më moderne online me një arsim ende më të zhvilluar dixhital, me parqe të zhvilluara digjitale dhe me një ekosistem shumë më të gjerë digjital”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se nuk do të ndalen për Shqipërinë me Korridorin Blu dhe me Korridorin 8 në operim.

“Me portin e madh tregtar të Durrësit në operim, me portet turistike në operim, me katër aeroporte në operim dhe me hekurudha në kantier. Po ndalem pa e thënë krejt listën e pafundme të punëve që nuk janë program elektoral, por janë planet tona të qeverisjes së çdo sektori”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gazheli në PKK Muriqan dhe Hani i Hotit: Të garantohet përvojë e mirë për qytetarët dhe turistët që hyjnë në Shqipëri

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli vizitoi ditën e sotme Pikat e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Hanit të…