Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se anëtarësimi i Shqipërisë në BE në 2030 është objektiv i mandatit të tij të 4-rt në krye të qeverisë.

Ministrja e Shtetit për Administratën dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni deklaroi sot se qeveria shqiptare po zbaton një projekt prej 10 milionë eurosh në bashkëpunim me Bashkimin Europian për digjitalizimin e Kadastrës.


Ministrja e Shtetit për Administratën dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni deklaroi sot se qeveria shqiptare po zbaton një projekt prej 10 milionë eurosh në bashkëpunim me Bashkimin Europian për digjitalizimin e Kadastrës.

“Kadastra, fusha e pronave ka një interes të veçantë për Bashkimin Europian. Dhe në Planin e Rritjes përmes të cilit Shqipëria do të marrë 922 milionë euro deri në 2027, ka disa masa për Kadastrën”, deklaroi Pirdeni, gjatë një interviste në media.

Pirdeni bëri të ditur se përmes projektit prej 10 milionë eurosh me BE-në synohet digjitalizimi i hartave dhe materialit kadastral.

“Deri në vitin 2026 parashikohet që edhe me një projekt të financuar nga BE me vlerë 10 milionë euro do të përfundojë procesi i digjitalizimit të hartave dhe materialit kadastral”, tha ajo.

Ndërsa, theksoi ministrja, deri në 2028-n do të përfundojë procesi i regjistrimit fillestar.

“Këto janë të negociuara dhe të dakordësuara me Komisionin Europian”, theksoi ministrja Pirdeni.

Duke folur për arsimin dhe kërkimin shkencor, Pirdeni theksoi se është pjesë e grup-kapitujve që do të hapen më 22 maj dhe ku do të adresohet dhe strategjia për arsimin dhe kërkimin shkencor. “Pjesë është shtimi i buxhetit për arsimin dhe kërkimin shkencor, tha Pirdeni.

“Pjesë është dhe mbështetja e BE përmes planit të rritjes dhe këtu janë dhe SmartLab-et në shkolla, i cili është një program që do të financohet nga plani i rritjes së BE dhe programi është që nga 300 smartLab sot, do të kalojmë në 1000 smart lab në vitin 2027”, tha Pirdeni.

Burimi ATSH

Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për ofrimin e librave falas për arsimin bazë do të…

Global 360

Osmani: Partitë t’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani iu ka bërë thirrje partive politike parlamentare që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË SHQIPËRIA SOT

Ahmet Zogu ishte i pari që kuptoi se Shqipëria mund të funksiononte si një Republike Tregtare.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për ofrimin e librave falas për arsimin bazë do të…